Psalteri 143 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Psallm’ e Davidit.

1O Zot, ndigjo të falunitë t’em, mba-i vesh të lutunit t’em, përgjeq-m’u mbas së vërtetësë s’ate, edhe mbas dreitënisë s’ate.

2Edhe mos hynë ndë gjyq bashkë me shërbëtorinë tand, se asnji i gjallë s’ka me dalë i dreitë përpara teje.

3Se anëmiku ndoqi shpirtinë t’em, përvuni jetënë t’eme përdhe, më vuni me ndenjunë ndë vende t’errëtë, si të vdekunitë gjithë monë.

4Përandai m’u zu fryma përmbrenda meje, zemëra eme m’u përzi.

5Kuitoj ditt’ e lashta, mendoj gjithë punët’ e tua, shkoj ndë mend të punuemet e duervet tua.

6Ndej duert’ e mia te ti, shpirti em qahet për tyi, porsi dheu i thatë. Selah.

7Shpeit ndigjo-më, o Zot, më zihetë fryma, mos këthe mbë-nj’-anë faqenë tande prei meje, qi të mos u shëmbëllej atyne qi sdripinë ndë gropë.

8Ban-më me ndigjuem përdëlliminë tand ndë mëngjest, se shpëreva mbë tyi; ban-më me ngjofun’ udhënë qi ashtë për të ecunë, se vara shpirtinë t’em te ti.

9Shpëto-më prei anëmiqvet mi, o Zot, te ti erdha me u mpshtetunë.

10Mëso-më me bamë dashuniminë tand, se ti je Perëndia em; fryma jote e mira le të më hieki ndë vend të dreitë.

11Për punë t’emënit t’yt, o Zot, ep-më frymë të gjallë; për dreitëninë tande nxir shpirtinë t’em prei ngushtimit

12Edhe për përdëlliminë tand prish anëmiqt’ e mi, edhe hup gjith’ ata qi shtrëngojënë shpirtinë t’em, se unë jam shërbëtori yt.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help