Psalteri 69 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer mbi Shoshanim. Psallm’

e Davidit.

1Shpëto-më, o Perëndi, sepse më hynë ujëna deri ndë shpirt.

2U zhyta ndë baltë të thellë, atie ku nuk’ ashtë vend për me qindruem, e mbërrina ndë të thellat e ujënavet, edhe rriedheja më mbuloi.

3U lodha së bërtituni, m’u tha gurrmazi, m’u lothnë sytë së prituni Perëndinë t’em.

4Ata qi më kanë mëni pa punë u shumuenë ma tepërë se qimet’ e kresë s’eme, u banë të fortë anëmiqt’ e mi, qi më ndiekinë pa-udhë, atëhere unë këtheva qish nukë rrëmbeva.

5O Perëndi, ti ngjef marrinë t’eme, edhe fajet’ e mi nukë janë mpshefunë prei teje.

6Mos u turpnofshinë për punët t’eme ata qi të presinë, o Zot Perëndia i fuqivet, mos u turpënofshinë për punët t’eme ata qi të kërkojënë, o Perëndia i Israelit.

7Se për punët tande durova shpërnderim, turpëja më mbuloi faqenë.

8U bash i huej te vëllazënit’ e mi, edhe farë e huej te të bijt’ e amësë s’eme.

9Se zelli i shtëpisë s’ate më hangri, edhe shpërnderimet’ e atyne qi të shpërnderojënë ranë mbi mue.

10Edhe qava tue munduem shpirtinë t’em me agjinim, por këjo m’u ba për shpërnderim.

11Edhe bana thesinë petk, edhe u bashë përrallëzë ndër ata.

12Ata qi rrinë ndëpër dyert flitshinë kundrë meje, edhe ata qi pijnë venë më këndoishinë kankë.

13Por unë dërgoj të falunitë t’em te ti, o Zot, kohë pëlqimi ashtë, o Perëndi, për të shumën’ e përdëllinit t’yt ndëgjo-më, edhe për të vërtetën’ e shpëtesësë s’ate.

14Shpëto-më prei baltet, qi të mos zhytem, shpëtofsha prei atyne qi më kanë mëni, edhe prei thellësinavet ujënavet.

15Mos më mbuloftë të rriedhunit’ e ujënavet, as mos më përpiftë thellësina, edhe pusi mos mbylltë grykën’ e vet mbi mue.

16Ndëgjo-më, o Zot, se përdëllimi ytasht i mirë; mbas shumë të dhimptunavet tua, shtier sytë mbi mue.

17Edhe mos këthe mbënjanë faqenë tande prei shërbëtorit t’yt, se jam shtrënguem; ndëgjo-më shpeit.

18Avitu te shpirti em, edhe shpërble ate, për punët të anëmiqvet mi shpëto-më.

19Ti ngjef shpërnderiminë t’em, edhe marrëjenë t’eme, edhe turpëjenë t’eme, gjith’ ata qi më shtrëngojënë janë përpara teje.

20Shpërnderimi më theu zemrënë, edhe jam i mierë; prita ndonji të anëkojë bashkë me mue, por s’qe, edhe ngushullimtarë, por s’gjeta.

21Edhe më dhanë t’ambëlth për të ngranë, edhe më dhanë të pij uthëllë ndë etëjet t’eme.

22Truveza e atyneve u baftë përpara atyne për kurth, e për shpagim, e për lak.

23U errësofshinë syt’ e atyne, qi të mos shofinë, edhe kurrus kurrizin’ e atyne për kur-do.

24Derth mëninë tande mbi ata, edhe i zantë zemërim’ i mënisë s’ate.

25U shkretoftë vendi i të ndenjunit atyne; edhe mos pastë kush me ndenjunë ndë tendat t’atyne.

26Sepse ata ndoqnë atë qi kodite ti, edhe flasinë për të dhimbunat e atyne qi varrove.

27Shto pa-udhëni mbi pa-udhënin’ e atyne, edhe mos hyfshinë ndë dreitëni tande.

28U shofshinë prei librit të gjallëvet, edhe mos u shkrofshinë bashkë me të dreitët.

29Por unë jam i vobek edhe i idhënuem, shpëtimi yt më mbërriftë, o Perëndi.

30Kam me lavduruem emënin’ e Perëndisë me kankë, edhe kam me e madhënuem me lavdurim.

31Edhe ka me i pëlqyem Zotit, ma tepërë se viç i ri, qi ka bri e thundra.

32Të butëtë kanë me pamë, edhe kanë me u gëzuem, edhe zemëra juei qi kërkoni Perëndinë, ka me rruem.

33Sepse Zoti ka me gjegjunë të vobegëtë, edhe nukë heth poshtë të lidhunit’ e vet.

34Le të lavdurojën’ atë qillt’ edhe dheu, detënat’ e gjith’ ato qi livisinë nd’atë.

35Se Perëndia ka me shpëtuem Sionënë, edhe ka me ndërtuem qytetet’ e Iudësë, edhe kanë me ndenjun’ atie, edhe kanë me trashiguem atë.

36Edhe fara e shërbëtorëvet ati kanë me trashiguem atë, edhe ata qi duen’ emënin’ e ati kanë me ndenjunë nd’atë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help