Psalteri 58 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer, mbi

Al-tashheth, Miktam i Davidit.

1Vallë vërtet flitni dreitëni? Gjykoni dreitë, o të bijt’ e njerëzëvet?

2Por shumë punoni pa udhë ndë zemërë, shpërdani pa-udhënin’ e duervet tueja ndë dhet.

3Të pa-besët’ u banë të huej çë prei shtratit barkut, ata qi flasinë rrenë hupnë udhënë çë prei barkut.

4Vëneri i atyne i shëmbëllen vënerit gjarpënit: porsi i nëpërkësë shurdhe, qi mbyll veshët e vet,

5e cilla nukë do me ndëgjuem zanin’ e magjistarëvet, qi bajënë magji tue kënduem kankë mieshtërisht.

6O Perëndi, thyei-u dhambëtë ndë gojët t’atyne, o Zot, dërrmo dhamp-qent’ e leonëvet.

7Shkrifshinë si ujë qi rrieth; do të sielli shigjetat e veta, deri sa të dërrmohenë.

8Shkofshinë porsi këthmill qi tretetë, mos pafshinë dritënë, porsi dështak grueje.

9Gjëmbatë tuei pa lishuem dega, ka më i përpimë të gjallë me erë të fortë, porsi ndë zemërim.

10I dreiti ka me u gëzuem, kur të shofi të marrë shpagim, ka me lamë kambët’ e veta ndë gjak të pa-besit.

11Edhe ç’do njeri ka me thanë: Me të vërtetë qenëka pemë për të dreitënë, me të vërtetë qenëka Perëndi qi gjykon mbi dhet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help