Psalteri 98 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

1Këndoni Zotit kankë të re, se bani mërekulli; e diathta e ati, edhe krahi i ati i shenjtënuemi e shpëtuenë.

2Zoti bani të ngjofunë shpëtimin’ e vet, përpara kombevet shpërfaqi dreitënin’ e vet.

3Pruni ndër mend përdëllimin’ e vet edhe të vërtetën’ e vet për shtëpin’ e Israelit, gjith’ anët e dheut panë shpëtimin’ e Perëndisë t’onë.

4Brohorini për Zotinë, gjithë dheu; gëzohi, e këndoni, e psallni.

5Psallni Zotit me qitharë, me qitharë e me za psallme.

6Bashkë me pipëzë bredhi, edhe me za pipëzë brini, brohorini përpara Zotit Mbëret.

7Le të gjimojë deti, edhe të mbushunit’ e ati, bota, edhe ata qi rrinë nd’ate.

8Lumënate le të përpiekinë duertë, maletë le të gëzohenë bashkë, prei faqesë Zotit,

9se vien me gjukuem dhenë; ka me gjukuem botënë me ligjë, edhe popujtë me dreitëni.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help