Psalteri 122 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Kank’ e shkallëvet Davidit.

1U gëzueshë, kur më thanë: Le të vemi ndë shtëpi të Zotit.

2Kambëtë t’ona kanë me qindruem ndër duert e tua, o Ierusalemë.

3Ierusalema ashtë ndërtuem si qytet i përmbëledhunë bashkë.

4Atie hipinë faratë, farat’ e Zotit, mbas deshmimit Israelit, për me lavduruem emënin’ e Zotit.

5Se atie u vunë shkembe për gjyq, shkembet’ e shtëpisë Davidit.

6Kërkoni paqtimin’ e Ierusalemësë; le t’u vejë mbarë atyne qi të duenë.

7Le të jetë paqtim ndë muret e tu, edhe mbarësi ndë pallatet e tu.

8Për punë të vëllazënavet mi, edhe t’afërëvet mi, kam me thanë tashti: Paqtim mbë tyi!

9Për punë të shtëpisë Zotit Perëndisë t’onë, kam me kërkuem të mirënë tande.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help