Psalteri 84 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer, mbi Gittith. Psallmë për të bijt e Koreut.

1Sa të dashuna janë tendat’ e tua, o Zot i fuqivet.

2Shpirti em mallënjen, e fiketë fort për oborret’ e Zotit, zemëra eme edhe mishi em gëzohenë për Perëndin’ e gjallë.

3Sepse zogu gjeti të ndenjunë, edhe turtulli fole për vetëvetëhenë, atie ku të vejë zoqt’ e vet, theroret’ e tua, o Zot i fuqivet, Mbëreti em, edhe Perëndia em.

4Lum ata qi rrinë ndë shtëpit tande, për gjithëmonë kanë me të lavduruem. Selah.

5Lum ai njeri qi ka ndifmë prei teje, udhët e tua janë ndë zemërët t’atyneve,

6të cillëtë tue shkuem ndëpër gropësinat të qjamit, bajën’ ate krue, por edhe shiu mbush gropate.

7Venë prei fuqie mbë fuqi, gjithë-se-cilli prei atyneve duketë përpara Perëndisë ndë Sionë.

8O Zot Perëndia i fuqivet, ndigjo të falunitë t’em; mba vesh, o Perëndia i Iakobit. Selah.

9Shif, o Perëndi, mburonja jonë, edhe shtierë sytë mbë faqet të lyemit t’yt.

10Se ma mirë ashtë nji ditë nd’oborret të tu, se mijëna ngjeti; do të sgjithshiem ma tepërë me ndenjunë ndë derët të shtëpisë Perëndisë t’em, se me ndenjunë ndë tendat të së keqesë.

11Se Zoti Perëndia ashtë diell’ edhe mburonjë, Zoti ka me dhanë hir edhe lavdi, s’ka me u ndalunë të mirate atyneve qi ecinë ndë të pakeqenë.

12O Zot i fuqivet, lum ai njeri qi shpëren mbë tyi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help