Psalteri 3 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Psallm’ e Davidit, kur iku prei sysh të birit vet Absalomit.

1Zot, sa u shumuen’ anëmiqt e mi! Shumë vetë ngrenë krye kundrë meje.

2Shumë vetë thonë për shpirtinë t’em: Nuk’ ashtë shpëtim për atë te Perëndia. Selah.

3Por ti, o Zot, je mburonjë rreth meje, lavdia eme, edhe ai qi nalton kryetë t’em.

4Thërrita me zaninë t’em te Zoti, edhe më ndëgjoi prei malit shenjtënisë vet. Selah.

5Unë rash’ e fjeta; u sqova, se Zoti më forcon.

6Nukë do të frikohem prei dhetë mijënash populli, atyneve qi qindrojënë kundrë meje përqark.

7Ngreu, o Zot, shpëto-më, o Perëndia em, se ti u re gjith’ anëmiqvet mi mbë nofullët, theve dhambët’ e të pa-besëvet.

8Shpëtimi asht i Zotit, bekimi yt ashtë mbi popullinë tand. Selah.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help