Psalteri 11 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer. Psallm’

e Davidit.

1Vuna shpresënë mbë Zotinë, qysh i thoni shpirtit t’em: Ik ndë mal’ tuei, porsi zok?

2Sepse, shif të pa-besëtë te ngrefnë harkunë, banë gati shigjetat’ e veta mbi kordhëzënë, për me shigjetuem ndë errësinë zemërë-dreitëtë.

3Ndë u rrënofshinë themeletë, i dreiti qish mundetë me bamë?

4Zoti ashtë ndë të shenjtënueshiminë tempullin’ e vet, Zoti ka shkambin’ e vet ndë qiell; syt’ e ati shofinë, qerpikët’ e ati shikojënë të bijt’ e njerëzëvet.

5Zoti shikon të dreitinë, por shpirt’ i ati ka mëni të pa-besin’ edhe atë qi do të shtrembëtënë.

6Do të bajë me ranë shi kurthash mbi të pa-besët; ziarrm, e surfullë, e erë e fortë ashtë piesa e potirit atyneve.

7Se Zoti asht’ i dreitë, edhe do dreitëni: syni i ati shef të dreitënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help