Psalteri 129 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Kank’ e shkallëvet.

1Shumë herë më luftuenë çë ndë dielmëni t’eme, le të thotë tashti Israeli;

2shumë herë më luftuenë çë ndë dielmëni t’eme, por nukë më muntnë.

3Bujqitë lëvruenë mbi shpinët t’eme, banë të gjata hulliat’ e veta.

4Zoti asht’ i dreitë: këputi litarët e të pa-besëvet.

5U turpënofshin’ e u këthefshinë mbrapazë, gjith’ ata qi kanë mëni Sionënë.

6U bafshinë porsi bari dhomavet, qi thahetë, çë pa shkulunë,

7prei të cillit korrësi nukë mbush dorën’ e vet, as lidhësi dorëzavet krahin’ e vet,

8kaqi sa udhëtarëtë s’kanë me thanë: Bekimi i Zotit qoftë mbi ju, u bekoimë mb’emënit të Zotit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help