Psalteri 4 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer, mbë Neginoth. Psallm’ e Davidit.

1Kur thërres, ndëgjo-më, o Perëndia i dreitënisë s’eme; më sgjanove ndë ngushtim, përdëlle-më, edhe ndëgjo të falunitë t’em.

2O bij njerëzish, nder kurë këtheni lavdinë t’eme ndë turpëni, përse doni kotësinë, edhe kërkoni rrenë? Selah.

3Por merrni vesh, se Zoti sgjodhi të dreitin’ e vet; Zoti ka me më ndëgjuem, kur të thërres tek ai.

4Zemërohi, e mos fëjeni, flitni ndër zemërat tueja mbi shtratinë tuei, e prahi. Selah.

5Bani kurbane dreitënie, edhe shpëreni mbë Zotinë.

6Shumë vetë thonë: Kush ka me na diftuem të mirënë? Ngre nalt mbi ne dritën’ e faqesë s’ate, o Zot.

7Dhe gëzim ndë zemëret t’eme, ma tepërë se kur shumohetë gruni i atyneve edhe ven’ e atyneve.

8Ndë paqtim edhe kam me ranë, edhe kam me fjetunë, sepse ti vetëmë, o Zot, më ban të rri ndë siguri.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help