Psalteri 120 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Kank’ e shkallëvet.

1Ndë shtrëngim t’em i bërtita Zotit, edhe më ndëgjoi.

2O Zot, shpëto shpirtinë t’em prei buzësh shtrembëta, edhe prei gjuhe gënjeshtare.

3Qish ka me të dhanë, a qish ka me të shtuem gjuha gënjeshtare?

4Shigjetat’ e prefëta e të fortit, bashkë me thëngjij dullenje.

5Mjeri unë, qi rri i huej ndë Meseh, rri ndë tendat të Kedarit!

6Shumë kohë ndenji shpirti em bashkë me ata qi kanë mëni paqtiminë.

7Unë due paqtiminë, por kur flas, ata bahenë gati për luftë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help