Psalteri 111 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

1Alleluia. Kam me lavduruem Zotinë me gjithë zemërë ndë këshille të dreitëvet, edhe ndë përmbëledhëje.

2Punët’ e Zotit janë të mëdha, të kërkueme prei gjith’ atyneve qi u pëlqejenë.

3Puna e ati ashtë lavdurim e madhëni, edhe dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë.

4Pruni ndër mend mërekullit’ e veta, Zoti ashtë përdëllyes e i dhimshpim.

5U dha ushqim atyneve qi e kanë frikë; ka me mbaitunë mend përherë dhiatën’ e vet.

6I diftoi popullit vet fuqin’ e punëvet veta, për me u dhanë trashigim kombesh.

7Punët’ e duervet ati janë dreitëni e gjyq; gjithë porosit’ e ati janë të vërteta,

8të forcueme ndë jetët të jetësë, janë bamë me vërtetëni e me dreitëni.

9Dërgoi shpërblim te popull’ i vet, urdhënoi dhiatën’ e vet për gjithë jetënë; emëni i ati asht’ i shenjtënuem e i frikshim.

10Kryet’ e ditunisë ashtë frik’ e Zotit; gjith’ ata qi punojën’ ato, kanë mend të mirë; lavdurimi i ati mbetet ndë jetët të jetësë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help