Psalteri 39 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer, Iedhuthunë. Psallm’ e Davidit.

1Thashë: Do të kem kujdes nd’udhët’ e mia, qi të mos fëjej me gjuhë t’eme, do t’i ve fre gojësë s’eme, kur të jetë i pa-besi përpara meje.

2Ndenja pa gojë e pa za, nukë pëzana as për të folunë mirë, edhe të dhimptunitë t’em u përtëri.

3M’u nxe zemëra përmbrenda meje; kur e shkoishiem ndër mend, u ndes ziarrm përmbrenda meje, fola me gjuhë t’eme,

4Difto-më të mbrapëmenë t’eme, o Zot, edhe numërin’ e ditvet mia, cilli ashtë, qi të ngjof edhe sa kam me rruem.

5Qe te bane ditt’ e mia sa nji masë pëllambe, edhe koha e jetësë s’eme ashtë porsi asgja përpara teje, por ç’do njeri qi qindron mbë kambë, ashtë gjithë kotësinë. Selah.

6Vërtet njeriu ecën ndë hie të kotë, por kot trumbullohetë; mbëleth thesorë, edhe s’di cilli ka me i mbëledhunë.

7Edhe tashti, o Zot, ç’ pres unë? Shpëresa eme ashtë mbë tyi.

8Shpëto-më prei gjithë pa-udhëniavet mia, mos më ban shpërnderim të marri.

9U bash i pagojë, nukë hapa gojënë t’eme, se ti bane këte.

10Mërgo prei meje thuprat’ e tua, sepse u lodha prei fuqisë dorësë s’ate.

11Kur mundon njerinë me shprovime për pa-udhëninë, prish bukurin’ e ati, si pëlhurë mirmange, por kot trubullohetë ç’do njeri. Selah.

12Ndëgjo të falunitë t’em, o Zot, edhe mba-i vesh klithmësë s’eme, mos u hesht për lott e mi, se jam i huej përanë teje, edhe i ikunë prei dheut, porsi gjith’ atënit’ e mi.

13Len-më me marrë fuqi, para se të ikij së këtejmi, edhe të mos jem ma.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help