1Tha i marri ndë zemërë të vet: S’ka Perëndi. U prishnë e u banë të ndytë ndë pa-udhënit, s’ka kush ban mirë.
2Perëndia u kurrus prei qiellit te të bijt’ e njerëzëvet, për me pamë, ndë ashtë kush qi kupëton, a qi kërkon Perëndinë.
3Të gjith’ u përvarnë, bashkë u banë të pavëjyem; s’ka kush ban mirë, s’ka as nji.
4S’kanë mend gjith’ ata qi punojënë pa udhë? Ata qi hanë popullinë t’em, si kapshatë buke? Nukë thirrnë Perëndinë.
5Patnë frikë të madhe atie ku s’qe frikë, se Perëndia shpërdau eshtënat’ e atyne qi ngulnë ushtërinë kundrë teje, turpënove ata, se Perëndia nuk’ i zu për gja.
6Kush ka me dhanë shpëtimin’ e Israelit prei Sionet? Perëndia kur të këthejë popullin’ e vet prei shërbeset ka me u gëzuem Iakobi,edhe ka me u gazmuem Israeli.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.