Psalteri 124 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Kank’ e shkallëvet Davidit.

1Ndë mos ishte Zoti bashkë me ne, le të thotë tashti Israeli;

2ndë mos ishte Zoti bashkë me ne, kur u ngritnë njerës përmbi ne,

3atëherë do të na kishinë përpimë të gjallë, kur digjei zemërimi i atyne kundrë nesh;

4atëherë ujënatë do të na kishinë mbytunë, purroi do të kishte shkuem përsipër shpirtit t’ynë;

5atëherë ujënatë qi qenë frymë, do të kishinë shkuem përsipër shpirtit t’ynë.

6 Qoftë bekuem Zoti, qi s’na dha porsi gja ndër dhambët t’atyne.

7Shpirti ynë shpëtoi porsi zok prei lakut gjuatarëvet; laku u këput, e na shpëtuem.

8Ndifma jonë ashtë mb’emënit të Zotit, qi bani qiellin’ edhe dhenë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help