Psalteri 125 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Kank’ e shkallëvet.

1Ata qi kanë shpëresë mbë Zotinë, janë porsi mali i Sionësë, qi s’ka me u tundunë, por mbet për gjithë jetënë.

2 Sikurse Ierusalema rrethohetë prei malesh, kështu Zoti rrethon popullin’ e vet, çë tashti e për gjithë jetënë.

3Se s’ka me mbetunë shkopi i pa-besënisë ndë shortët të dreitëvet, qi të mos shtrijënë të dreitëtë duert’ e veta ndë pa-udhëni.

4Ban-u mirë, o Zot, të mirëvet, edhe atyne qi janë zemërë-dreitë.

5Por ata qi përvarenë nd’udhë të shtrembëta, Zoti ka me i shpumë bashkë me ata qi punojënë paudhë; paqtim mbë Israelinë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help