Psalteri 54 - Albanian Geg Psalms - Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGEPS1872)

Mbë të parinë kankatuer, mbi Neginoth, Mashhil i Davidit, kur erthnë Zifasit’ e i thanë Saulit: A nuk’ ashtë

mpëshefunë Davidi ndër ne?

1O Perëndi, shpëto-më mb’emënit tand, edhe gjyko-më me fuqit tande.

2O Perëndi, ndëgjo të falunitë t’em, mba vesh fjalëvet gojësë s’eme.

3Se u ngritnë të huej kundrë meje, edhe shtrëngimtarë kërkojënë shpirtinë t’em, nukë vunë Perëndinë përpara vetëvetëhesë. Selah.

4Qe te më ndif Perëndia, Zoti ashtë bashkë me ata qi mburojënë shpirtinë t’em.

5Ka me këthyem të këqiatë mbi anëmiqt e mi; rrëno ata me dreitëninë tande.

6Vetëvetiu kam me të bamë kurban, kam me lavduruem emëninë tand, o Zot, se asht’ i mirë.

7Se më shpëtove prei qishdo shtrëngimi, edhe syni em pa anëmiqt’ e mi si desh.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help