Apolalipsi 22 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e njëzeteditë

1E më dëftoi mua një lumë të kulluarë të ujit së gjallë, të llampsurë posi kristal, që dilte nga froni i Perndisë e qengjit.

2E ndë mes të rrugësë saj e të lumit mbë të di anëtë, lisi i jetësë, që bën dimbëdhjetë pemmë, mbë çdo muaj ep nga një pemmë të tij. E fletat’ e lisit (janë) për jatri të miletevet.

3As do të mos gjëndetë më çdo mallëkim; ma froni i Perndisë e i qengjit do të jetë mbë të; e shërbëtorët’ e tij do ta shërbejënë atë.

4E do të shohënë faqen’ e tij, edhe ëmërin’ e tij mbi ballëra të ture.

5E natë do të mos jetë atje, as do të mos kenë hri nga drit’ e fotisë, a nga drit’ e diellit; sepse Zoti Perndia i ndrit ata, e do të mbretërojënë ndë jetë pas jetet.

6E më thotë mua: Këto fjalë janë të besuara e të vërteta. E Zoti Perndia i Shënjtorëvet profitet dërgoi ëngjëllin’ e tij t’u dëfton ropet së tij ato punëra që duheshnë të bënishnë shpejt.

7E ja që shpejt vij unë. I lumurë ësht’ ai që ruan fjalët’ e profitisë të kësaj kartet.

8E unë Ioanni (jam) ai që paçë e digjova këto punëra; e kur i paçë parë e digjuarë, raçë përmbis ndë këmbë të ëngjëllit që më dëfton këto punëra për të falurë.

9E më thotë mua: Ruaju të mos bëç këtë, sepse jam rop si ti, edhe si vëllazërit’ e tu profitëtë, e ata që ruajnë fjalët’ e kësaj karte. Mbë Perndinë falu.

10E më thotë mua: Të mos vuloç fjalët’ e profitisë kësaj kartet; sepse koha është e afërtë.

11Kush dëmëton jetërinë, le të dëmëtojë gjithënjë; e kush leros, le të bënetë gjithënjë më i lerosurë; e kush është i drejtë, le të bënetë gjithënjë më i drejtë; sikush është shënjt, le të bënetë gjithënjë më shënjt.

12E ja që unë vij shpejt; e bie me vetëhe atë që të ap pagënë, e t’i kthej cilitdo sikundrë ka punuarë.

13Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, i pari edhe i pastajmi.

14Lum ata që bëjënë porsit’ e tij; që të jetë urdhëri i ture mbi dru të jetësë, e që të hijënë ndë qutet nga portëratë.

15Ma qentë, e magjishtjarëtë, e kurvjarëtë, e gjakëcorëtë, e idhollollatrëtë, e cilido është që do e bën gënjeshtrënë, do të jenë jashtë.

16Unë Iisui dërgova ëngjëllinë tim t’u dëftojë juvet këto punëra ndë qishëra; e unë jam rrënja edhe soi i Dhavidhit, ulli i dritësë i mëngjesit.

17E Shpirti e nusea thonë: Eja. E kush digjon, le të thotë: Eja. E kush ka et, le të vijë. E kush të dojë, le të marrë ujë të jetësë dhurëti.

18Sepse u bëj gjithëvet bashkë të kupëtojënë cilido që digjon fjalët’ e profitisë kësaj kartet. E ndë shtoftë njeri mbë këto, do të vërë Perndia mbi të plagëtë që janë shkruarë ndë këtë kartë.

19E ndë heqtë njeri nga fjalët’ e profisisë kësaj kartet, do të heqjë Perndia pjesën’ e tij nga kart’ e jetësë, edhe nga quteti shënjt, edhe nga ato që janë shkruarë ndë këtë kartë.

20Thotë ai që martiris për këto punëra: Me të vërtetë, unë vij shpejt. Kështu qoftë! Vërtet, eja, o Zot Iisu.

21Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hrishtoit, qoftë me juvet bashkë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help