1 Timothe 5 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e pesëtë

1Plaknë mos e qërto, po mpsoe si babanë; të ritë, si vëllazër.

2Plakatë, si mëma; me të ratë si motra, me çdolloi të qëruarë.

3Ndero të vatë, ato që janë të vërteta të va.

4Nd’është ndonjë e ve që ka djelm a ngonër, le t’i mpsojënë protoparë të qivernisjënë shtëpin’ e ture e të paguajnë borçnë që kanë ndë përind, sepse këjo ësht’ e mirë e e dheksurë përpara Perndisë.

5E ajo pa që është me të vërtetë e ve e e lënë, mbë Perndinë le të ketë shpëresënë, e le të durojë ndë të lutura e ndë të fala nat’ e ditë.

6Sepse ajo e ve që është mbë të ngrënë e mbë të pirë, vdiqi e gjallë.

7E këto punëra porsiti, që të jenë pa katigori.

8E nd’është ndonjë që nukë ka silloi për të tijtë, e më tepërë për ata që janë nga shtëpi e tij, kij ka arnisurë besënë, e është më i lig se një i pabesë.

9E e veja le të vihetë ndë nëmër të së vavet, jo më poshtë se gjashtëdhjetë vjeç, e të ketë qënë grua e njëit burrit vetëmë.

10E të jetë martirisurë ndë punëra të mira, ndë ka ushqierë fëmijë, ndë ka priturë Shënjtorë, ndë ka larë këmbët’ e Shënjtorëvet, ndë ka dhënë ndihmë me aft ature që qenë ndë shtrëngim, ndë ka ecurë ndë çdo punë të mirë.

11Ma të vat’ e ra mërgoi, sepse kur rëndonenë kondrë Krishtit, duanë të martonenë.

12E kanë dëm sepse e lanë mbrazëtë besën’ e parë.

13Edhe si janë të papuna mpsojënë të vijënë rrotullë ndëpër shtëpira, e jo vetëmë të papuna, po edhe fjalëshuma e korkosure, e kuvëndojënë ato që nukë kanë hie.

14Dua adha që të ratë të martonenë, të rritjënë fëmijënë, të bënenë të zonjat’ e shtëpisë, të mos apënë ndonjë aformi atij që është kondrë që t’i shajë.

15Sepse ndashti më parë dica u kthenë pas Satanait.

16Ndë qe ndonjë i besësë a e besësë gra të va, le t’u ndihjë ature, e le të mos rëndonetë qisha, që të mundjë të ndihjë ature që janë me të vërtetë të va.

17Priftëritë që qivernisjënë mirë le të marrënë nderë të dhipllosurë, e më tepërë ata që mundonenë ndë fjalë e ndë dhidhahi.

18Sepse thotë karta: Mos ja lidhç gojënë kaut kur shin ndë lëmë, e që ergati ësht’ i zoti për pagë të tij.

19Kondrë njëit priftit kallëzim mos dheks, përveçe me di e me tri martirë.

20Ata që fëjejënë, qërtoi përpara gjithëvet, që të marrënë frikë edhe të tjerëtë.

21Të vë ndë be përpara Perndisë e përpara Zotit Iisu Hristoit, e Ëngjëjet së cgjedhurë, që të ruaç të tila punëra pa ndonjë prolips, pa bërë ndonjë punë tuke kthierë mbë jetër anë.

22Të mos nxitoneç të vëç duartë mbi ndonjë, e të mos marrç pjesë nga fajet’ e së tjerëvet. Ruaj vetëhenë tënde të qëruarë.

23Mos duaj të piç gjithënjë ujë, po të piç pakëzë verë për stomahnë tënd e për sëmundë të tua të shpejtatë.

24Fajet’ e dica njerëzet janë të çfaqura e arrijënë ndë gjuq më përpara, ma ndë ca vijënë pas.

25Ashtu edhe punërat’ e mira janë faqeza, e ato që janë ndrishe nukë mundjënë të fshehenë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help