Ioanni 14 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e katërmbëdhjetëtë

1Le të mos u trubullonetë zëmëra juaj, besoni mbë Perndinë, edhe mbë mua besoni.

2Ndë shtëpi të babait sim, shumë nomè janë, e ndë mos, do t’u keshë thënë juvet: Vete të bëj gati vënd për juvet.

3E kur të vete, e t’u bëj gati juvet vënd, vij përsëri e do t’u marr juvet me vetëhe, që tek të jem unë, të jini edhe juvet.

4Edhe tek vete unë e diji, edhe udhënë e diji.

5I thot’ atij Thomai: Zot, nukë dimë ku vete, e qish mundjëmë të dimë udhënë?

6I thot’ atij Iisui: Unë jam udha, edhe e vërteta, edhe jeta. Ndonjë s’vete te babai, përveçme me anë time.

7Të njohëtë mua, do të njohëtë edhe babanë tim, edhe që ndashti e njihni atë edhe e kini parë atë.

8I thot’ atij Filippoi: Zot, dëftona navet babanë, e na është sado.

9I thot’ atij Iisui: Kaqë kohë jam me juvet bashkë, e nukë më njohe, o Filippo? Ai që pa mua, pa babanë. E qish thua: dëftona navet babanë?

10Nukë beson që unë jam te babai, e babai është tek u? Fjalëtë që u thom juvet, nuk’ i thom nga vetiu, po babai që është tek u, ai i bën punëtë.

11Besomëni mua që unë jam te babai, e babai mbë mua është; e ndë mos, silloisni këto punëtë e besomëni mua.

12Vërtet, vërtet u thom juvet, kush beson mbë mua, punëtë që bëj unë, edhe ai do t’i bëjë; edhe më të mëdha nga këto do të bëjë, sepse unë vete te babai im.

13E çdo që të kërkoni mbë ëmër tim, do t’ua bëj u këtë, që të nderonetë babai mbë të birë.

14E ndë kërkofçi ndonjë punë mbë ëmër tim, do t’ua bëj unë.

15Ndë më doi mua, ruani porsit’ e mia.

16E unë do t’i lutem babait, e do t’u apë tjetër Paraklito juvet, që të jetë bashkë me juvet ndë jetë të pasosurë.

17Shpirtin’ e së vërtetësë, që atë bota s’mund ta marrë, sepse nuk’ e sheh atë, as e njeh atë; ma ju e njihni atë, sepse me juvet gjëndetë e mbë ju do t’u jetë.

18Do të mos u lë juvet të varfërë; kthenem mbë ju.

19Edhe për një çikë, e bota më nukë më sheh, ma juvet më shihni; sepse unë rroj, e do të rroni edhe juvet.

20Mb’atë ditë do të njihni juvet, që unë jam mbë babanë, e babai është mbë mua, e unë mbë juvet.

21Ai që mban porsit’ e mia e i ruan ato, ai është që më do mua. E ai që më do mua, do të duhetë nga babai im, edhe unë do ta dua atë e atij do t’i dëftoj vetëhenë time.

22I thot’ atij Iudha (jo Iskarioti): Zot, për çfarë punë që do të dëftoç vetëhenë tënde ndë nevet e jo ndë botë?

23Ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Kush më do mua, do të ruajë fjalënë time, e babai im do ta dojë atë, e do të vijëmë nde ai e do të bëjëmë të ndënjuritë mbanë tij.

24Kush nukë më do mua, nukë ruan fjalët’ e mia. E fjala që digjoni nuk’ është imea, po e babait që më ka dërguarë.

25Këto u thaçë juvet kur gjëndeshë me ju.

26Ma Paraklitoi, Shënjti Shpirt, që do të dërgojë babai mbë ëmër tim, ai do t’u dhidhaksjë juvet gjithë, e do t’u kujtojë juvet gjith’ ato që u thaçë juvet.

27Paqnë u lë juvet, paqnë time u ap unë juvet, jo sikundrë e ep bota ua ap juvet. Le të mos dridhetë zëmëra juaj, as të mos trëmbetë.

28Digjuatë që u thaçë unë juvet: Vete, e vij ndë ju. Ndë më dojëtë, do të gëzonishtë, sepse u thaçë: Vete te babai, sepse babai im është m’i madh se unë.

29E ndashti u thaçë juvet pa bërë, e kur të bënenë t’i besoni.

30Nukë do të kuvëndoj më shumë me juvet, sepse vjen arhondi i kësaj diniasë e s’ka të bëjë me mua fare.

31Po që të njohënë bota që unë dua babanë, e sikundrë më porsiti mua babai, kështu bëj. Ngrihi të ikëjëmë këteje.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help