Bëratë 18 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e tetëmbëdhjetëtë

1E pastaje si iku Pavllua nga Athina, vate ndë Jordhezë.

2E si gjeti një çifut që quhej Aqillë, i lerë ndë Pondo, që atëherë pat ardhurë nga Italia, edhe Prisqillënë gruan’ e tij (sepse Kllavdhioi pat dhënë urdhër të ndiqejnë gjithë çifutë nga Romi), u bashkua me ta.

3E sepse patnë një zanat me të, ndënji ndë shtëpi të ture, e punon, sepse zanati i ture ish të bëijnë çadëre.

4E dhidhaks ndë Sinaguaj çdo të Shëtunë, e i mund çifutë edhe Elinëtë.

5Ma kur erdhë nga Maqedhonia, Silla edhe Timotheoi, i zihej Pavllosë frima, tuke dëftuarë me martiri çifutet që Iisui është Hristoi.

6E kur rrijnë ata kondrë, e vllasfimisnë, shkundi ai rrobat’ e tij, e u tha ature: Gjaku juaj mbi kokë tuaj. Unë jam i pafaj. Që sot di e tutje do të vete ndë filira të tjera.

7E si u ngre ateje, vate ndë shtëpi të njëit që quhej Iusto e që kish frikën’ e Perndisë. Shtëpi e këtij qe krah mbë krah me sinaguaj.

8E Krispua, i pari i sinagojit besoi mbë Zotnë me gjithë fëmijë të tij. Edhe shumë prej Jordhezësë me të digjuarë, besoijnë e pagëzonishnë.

9E natënë nd’ëndërrë i tha Pavllosë Zoti: Mos u trëmb, po folë e mos pusho.

10Se unë jam bashkë me ti, e ndonjë do të mos vërë dorë mbë ti, të të bëjë ti të keq, sepse është shumë llao im ndë këtë qutet.

11E qëndroi një motëmot e gjashtë muaj, tuke dhidhaksurë mb’ata fjalën e Perndisë.

12Ma kur u bë Galioni Kushullë nd’Ahai, u ngrenë gjithë Çifutë mbë këmbë me një zëmërë kondrë Pavllosë, e e shpunë atë ndë gjuq.

13E thoshnë: Kij bën njerëzitë të falenë Perndisë sikundrë s’është shkruarë ndë nom.

14E tek duan Pavllua të hap gojënë e të flit, u tha Galioni çifutet: Të qe ndonjë zarar a ndonjë faj i madh, o çifut, dojë t’u durojë juvet sikundrë ësht’ e udhësë.

15Ma ndë janë qartëra për fjalë e ëmëre rrotullë nomit suaj, shihnie juvet, se unë nukë dua të bënem gjukatas i këture punëravet.

16E i zboi ata nga gjuqi.

17Ma Elinëtë si zunë Sostenë, të parin’ e sinagojit, e rrihnë përpara gjuqit. E Galioni s’vij ndonjë silloi për këto.

18E Pavllua si priti edhe njallaj dit, u la shëndet vëllazëret, e bëri plëhurë për Sirië. Edhe bashkë me të edhe Prisqilla edhe Aqilla, si rruajti kokënë ndë Qehre, se pat lënë leshtë me të taksurë.

19E Pavllua u katandis nd’Efeso, e ata i la atje. E ai hiri ndë sinaguaj, e filloniqis me çifut.

20E ata i lutishnë të mbetej mbanë ture më shumë kohë, po ai nukë sterksi.

21Po i la me shëndet, e u tha: Duhetë patjatër të krëmptenë që vjen, ta bëj nd’Ierusalim. E pagjene, ndë dashtë Perndia, do të kthenem ndër ju. E bëri plëhurë nga Efesa.

22E si u zbarkua ndë Qesari, u nis e vate të hjeretis qishënë, e pastaje zbriti nd’Antiohi.

23E si bëri ca kohë atje, dolli, e vij me radhë ndëpër vënd të Gallatisë edhe të Frigjisë, e stereos gjithë mathitejtë.

24E një çifut që quhej Apollo, i lerë nd’Aleksandhri, njeri i fjalësë e i dijturë ndë kartëra, katandisi nd’Efeso.

25Kij ish dhidhaksurë udhën’ e Zotit, e me shpirt të ngrohëtë flit e dhidhaks me shumë të shtrejtë punët’ e Zotit, ndonëse dij vetëmë pagëzimn’ e Ioannit.

26Kij adha nisi të kuvëndon faqeza ndë sinaguaj. E si e digjuanë atë Aqilla edhe Prisqilla, e muarrë atë me vetëhe, e ja ksijisnë atij më hollë udhën’ e Perndisë.

27E kur duan ai të shkon nd’Ahai, e nxituanë edhe vëllazëritë, e u shkruanë kartëra mathitivet, që ta prisn’ atë. E ai si vate u bëri shumë të mbrodhurë ature që patnë besuarë me anë të dhurëtisë.

28Sepse shumë fort i qërton çifutë faqeza, tuke dëftuarë nga kartëratë se Iisui është Hristoi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help