Apolalipsi 18 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e tetëmbëdhjetëtë

1E pas këturevet paçë një ëngjëll që cbriti nga qielli, e kish urdhër të madh; e dheu u ndrit nga të llampsurit’ e tij.

2E thirri fort me zë të madh, e tha: Ra, ra Vavillona e madhe, e u bë të ndënjurë të dhemonëvet, e hapsanë e çdo shpirtit të pëgërë, e çdo shpezet së pëgërë e së urrierë.

3Sepse nga vera e urgjisë së kurvërisë saj pinë gjithë miletetë; edhe mbretëret’ e dheut me atë kurvëruanë; e reshperët’ e dheut u zotëruanë nga bollëku i huzurevet së saj.

4E digjova tjatër zë nga qielli, që thosh: Deli nga ajo llaoi im, që të mos kini pjesë nga fajet’ e saj, e të mos goditi nga plagat’ e saj.

5Sepse arrijtinë fajet’ e saj ngjera mbë Qiell, e kujtoi Perndia adhiqit’ e saj.

6Epni asaj sikundr’ ua ka dhënë juvet, e dhipllosiani asaj mbë di, sikundrë ka bërë punët’ e saj; me atë kupë që u qerasi juvet, qerasnie di herë.

7Sa madhëcoi vetëhen’ e saj, e rroi ndë bolluk, e gëzim, e kaqë t’i epni asaj mundim e të qarë; sepse thotë ndë zëmërë të saj: Rri mbretëreshë, e nukë jam e ve, as do të di se ç’është të qarëtë.

8Pra andaj ndë një ditë të shquarë do të vijënë plagët’ e saj, vdekëjë, të qarë, edhe u; do të digjetë me zjar, sepse i fortë është Zoti Perndia që gjukon atë.

9E do ta qajënë atë, e do të çirenë për të mbretëret’ e dheut, ata që kurvëruanë e bënë asotite me të, kur të shohënë timnë të djegurit’ së saj.

10Tuke ndënjurë për së mërguarit, për frikë të mundimit së saj, e të thonë: Ve, ve, o qutet i madh, o Vavillonë, o quteti i fortë, që për një sahat t’erdhi gjuqia jote.

11E reshperët’ e dheut qajënë e helmonenë për të, sepse do të mos blejë më njeri reshperín’ e ture.

12Reshperín’ e arit, e ërgjëndit, e gurit së pançmuarë, e vishnjesë, e porfirësë, e sirmësë, e së kuqesë, e gjithë druvet prej Thinosë, e çdofarë enë të fildishta, e çdo enë prej drurit së pançmuarë, e prej bakërit, e hekurit, e marmarit.

13E qinamomonë, e thimjamëtë, e mironë, e livanë, e verënë, e vajtë, e simidhalë, e grurëtë, e kafshëtë, e dhëntë, e kuajtë, e koçitë, e skllevtë, e Shpirtërit’ e njerëzet.

14E pemëtë që dëshëron shpirti it, iknë nga teje, e gjithë të majmetë e të feksuratë humbnë për tij, e do të mos i gjeç më ato.

15Reshperët’ e këture që u zotëruanë nga ajo, do të rrinë mërguarë për frikë të mundimit së saj, tuke qarë e tuke mbiturë.

16E do të thonë: Ve, ve, quteti i madh i veshurë me vishnjë, e me porfire, e me të kuqe, e i lieri me ar e me gurë të pançmuarë, e me margaritarë, qish humbi mbë një çast kaqë gjë!

17E çdo qivernit, e gjithë turma që është ndë karave, e nafatrëtë, e sa punojënë detnë, qëndruanë për së mërguarit.

18E thërrisnë kur panë timnë të djegurit së saj, tuke thënë: Cila ish si kij qutet i madh?

19E shtinë pluhur mbi kokëra të ture, e thërrisnë tuke qarë e tuke çjerë, e thoshnë: Hei, hei, quteti i madh, që mbë të u bënë të pasurë gjith’ ata që kishnë karave ndë det, nga të mirat’ e saj, qish mbë një çast u shkretua.

20Qiell hidhu për të, e ju shënjtorët’ apostoj edhe profitëtë, sepse bëri Perndia gjuq juvet kondr’ asaj.

21Atëherë një Ëngjëll i fortë ngrijti një gur të madh si gur mollirit, e e shtiu ndë det, e tha: Kështu shpejt do të gremisetë Vavillona quteti i madh, e do të mos gjëndetë më.

22E do të mos digjonetë më tek ti zëri i qitharavet, i musikovet, i flloereçivet, i zurnavet, as do të mos gjëndetë më tek ti zanatçi i çdofarë zanatit; e do të mos digjonetë më tek ti gjëmimi mullirit.

23E dritë fotiet do të mos feksjë më tek ti; as zë dhëndërit e nuse do të digjonetë më tek ti; sepse reshperët’ e tua qenë megjistanët’ e dheut, sepse me magjira të tua u pllanepsnë gjithë miletetë.

24E mbë të u gjënd gjak i profitëvet, e i Shënjtorëvet, e i gjithëvet ature që qenë therturë mbi dhe.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help