1 Korinthi 13 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e trembëdhjetëtë

1Ndë kuvëndofça unë gjuhërat’ e njerëzet edhe të Ëngjëllet, e dashuri të mos kem, u bëçë zile që kumbon, a daulle që gjëmon.

2Edhe ndë paça profiti e të shoh gjithë të fshehuratë, e gjithë të dijturitë, e ndë paça gjithë besënë, sa që të tund maletë, e dashuri të mos kem, nukë jam fare gjë.

3Edhe ndë ndafça për t’ushqierë të varfëritë gjithë gjënë tim, edhe ndë dafça kurminë tim për të djegurë, e dashuri të mos kem, s’më vëjen fare gjë.

4Dashuria duron, e bën të mirë. Dashuria s’ka zili, dashuria nuk’ ësht’ e paturpçme, nukë mbahetë mbë të madh.

5Nukë bën punëra të shëmtuara, nukë kërkon të sajtënë, nukë zëmëronetë, nukë mendonetë të keqenë.

6Nukë gëzonetë mbë të shtrëmbërënë, po e bën gëzimn’ e saj mbë gëzim të së vërtetësë.

7Mbë të gjitha ujdisetë, të gjitha i beson, të gjitha i shpëren, të gjitha i pret.

8Dashuria ndonjëherë nukë bie mbë dhe, ma Profititë do të shkojënë, e gjuhëratë do të pushojënë, e të dijturitë do të prishetë.

9Sepse nevet pak gjë dimë, e pak gjë profitepsjëmë.

10Ma kur të vijë e tamamta, atëherë do të mbetetë ajo që qe e pakë.

11Kur jeshë foshnjë, si foshnjë silloiseshë. Ma kur u bëçë burrë, i laçë ato punëra që qenë të foshnjësë.

12Sepse ndashti shohëmë ndëpër pasqirë si mb’ëndërrë, po ahiere faqe mbë faqe. E ndashti njoh dica, po ahiere do të njoh mb’atë lloi sikundrë jam njohurë.

13Ndashti mbetetë besa, shpëresa, dashuria, këto të tria, po m’e madhe nga këto është dashuria.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help