Apolalipsi 21 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e njëzetenjëtë

1E paçë një qiell të ri e një dhe të re; sepse qielli i parë edhe dheu i parë shkuanë; e deti më nuk’ është.

2E unë Ioanni paçë qutetnë Shënjt, Ierusalimn’ e re, që cbrit nga qielli prej Perndisë, bërë gati e stolisurë si nuse për burrë të saj.

3E digjova zë të madh nga qielli, që thosh: Ja tenda e Perndisë bashkë me njerëz, e do të rrijë me ta bashkë, e ata do të jenë llaot’ e tij, e ai vetë Perndia do të jetë me ata Perndi e ture.

4E do të thajë Perndia nga sit’ e ture gjithë lotë, e mortja do të mos jetë më; as zi, as të qarë, as të dhëmburë do të mos jetë më; sepse punët’ e para shkuanë.

5E ai që rrij mbë fron tha: Ja, unë i bëj të gjitha të ra. E më thotë mua: Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta e për të besuarë.

6E më tha mua: U bë. Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja. Unë do t’i ap atij që ka et dhurëti nga kroi i ujit së gjallë.

7Ai që të mundjë do të marrë pjesë gjithë këto, e unë do t’i jem Perndi, e ai do të jetë mua bir.

8E për trëmbëlakë pa, e për të pabesë, e për të ndierë, e për vreës, e për kurvjarë, e për magjishtjarë e për idhollollatrë, e për gjithë gënjeshtjarëtë, pjes’ e ture është ndë gjol që digjetë me zjar e me shqufur; që është mort i ditë.

9E erdhi tek unë një nga të shtatë ëngjëitë që kishnë të shtatë kupëtë të plotatë me të shtatë plagë të pastajme, e kuvëndoi me mua, e më tha: Eja të të dëftoj gruanë, nusen’ e qengjit.

10E më mori mua mbë Shpirt, e më pru ndë një mal të madh e të lartë, e më dëftoi mua qutetn’ e madh shënjtnë Ierosalim, që cbrit nga qielltë prej Perndiet.

11E ajo kish të llampsurit’ e Perndisë; e drita e saj gjan mbë një gur të pançmuarë, posi mbë gur Iaspidh, posi kristal.

12E që kish një mur të madh e të lartë, që kish dimbëdhjetë porta, e ndë porta dimbëdhjetë ëngjëi, e shkruarë ëmëre që janë ëmëretë të dimbëdhjetë filivet të bijet s’Israilit.

13Nga del dielli tri porta, nga voreja tri porta, nga notia tri porta, nga perëndon tri porta.

14E muri e kalasë qutetit kish dimbëdhjetë binara, e mbi ato qenë ëmëret’ e dimbëdhjetë apostollëvet së qengjit.

15E ai që kuvëndon me mua, kish kallam t’artë, që të mat qutetnë, edhe portat’ e saj, edhe mur’ e kalasë saj.

16E quteti është me katër qoshe, e të gjatët’ e saj është baraj me të gjerëtë. E mati qutetnë me kallam, mbë dimbëdhjetë mijë stadhe. Të gjerëtë, e të gjatëtë, e të lartët’ e saj, janë baraj.

17E mati mur’ e kalasë saj: njëqind e dizet e katër kut, mbë masë të njeriut, që është masë e ëngjëllit.

18E të dërtuarit’ e murit së kalasë saj qe me Iaspidh, e vetë quteti, pa, ar i qëruarë, posi qelqi i qëruarë.

19E binarat’ e murit të kalasë qutetit qenë stolisurë me çdofarë gurit së pançmuarë; binaja e parë, Iaspidh; e dita Zafir; e treta, Hallqidhon; e katërta Smaragdh.

20E pesëta, Sardhoniks; e gjashtëta, Sardhio; e shtatëta, Hrisolitho; e teta, Virillo; e nënta, topaz; e dhjeta, Hrisopraso; e njëmbëdhjeta, Iaqintho; e dimbëdhjeta, Amethisio.

21E të dimbëdhjetë portatë, dimbëdhjetë margaritarë, e çdo portë qe nga një margaritar; e rruga e qutetit qe nga ar i qëruarë e i feksurë posi kristali.

22E nao nukë paçë mbë të, sepse nao i saj është Zoti Perndia fuqimadhi, edhe qengji.

23E quteti nukë ka hri nga dielli, as nga hënëza që ta ndritjënë atë; sepse drita e Perndisë e ndriti atë, e foti e saj është qengji.

24E filitë që sosenë, do të ecëjnë pas dritësë saj; e mbretëret’ e dheut bienë nder e ture e lëvdimnë mb’atë.

25E portët’ e saj do të mos mbillenë ditënë; sepse natë atje do të mos jetë.

26E asaj do t’i biretë nderi edhe lëvdimi nga miletetë.

27E ndonjë punë e molepsurë, a e ndierë, a e rreme, do të mos hijë mbë të; përveçe ature që janë shkruarë ndë kartëra të jetësë qengjit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help