Apolalipsi 16 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e gjashtëmbëdhjetëtë

1E digjova një zë të madh nga naoi, që u thosh të shtatë ëngjëjet: Hajdeni, e derdhni kupat’ e zëmërimit së Perndisë mbë dhe.

2E vate i pari e derdhi kupën’ e tij mbi dhe; e u bë plagë e keqe e e ligë mbë njerëz, që kishnë nishan’ e bishësë, e mb’ata u falë mbë konismë të saj.

3E i diti ëngjëll derdhi kupën’ e tij ndë det, e u bë posi gjaku i së vdekurit; e gjithë sa kishnë shpirt që rroijnë ndë det psofisnë.

4E ëngjëlli i treti e derdhi kupën’ e tij ndë lumëra e ndë kronjëra të ujëravet, e u bënë gjak.

5E digjova ëngjëllin’ e ujëravet, që thosh: I drejtë je, o Zot, që je, e që jeshe Shënjt, sepse kështu gjukove.

6Sepse kanë derdhurë gjakn’ e Shënjtorëvet e të profitet, e u dhe ature të pijnë gjak; sepse kështu u duhej.

7E digjova një tjatër nga thisiastiri, që thosh: Me të vërtetë, o Zot fuqimadh, të vërteta e të drejta janë gjuqërat’ e tua.

8E i katërti ëngjëll derdhi kupën’ e tij mbi diellinë; e ju dha atij të digj njerëzitë me të ngrohëtë e me zjar.

9E njerëzitë vuloijnë për të ngrohëtë të shumë, e shajtinë ëmërin’ Perndisë, që ka urdhër mbi këto plagë; e shumë metanoisnë, që t’i ipnë atij lëvdim.

10E ëngjëlli i pesëti derdhi kupën’ e tij mbi fron të bishësë, e u errëcua mbretëria e saj; e nga të dhëmburitë brijnë vetë gjuhën’ e ture.

11E shajtinë Perndinë e qiellit nga aformí e të dhëmburavet së ture edhe nga plagët’ e ture; e nukë hoqnë dorë nga punërat’ e ture.

12E i gjashtëti ëngjëll derdhi kupën’ e tij mbi lumën’ e madh Efratnë; e shtërpoi ujët’ e tij, që të bënetë gati udh’ e mbretëret që janë nga del dielli.

13E paçë (të dilë) nga goja e dhrakonit, edhe nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtjar tre shpirtëra të pëgëra, që gjaijnë me bretëkosa.

14Sepse janë shpirtëre të dhemonëvet që bëjënë çudira, e venë ndë mbretërë të dheut, e të gjithë diniasë, të mbëjedhënë ata për luftë të asaj ditësë madhe të Perndisë fuqimadhit.

15(Ja, që u vij sikundrë vjen kusari; lum ai njeri që rri cgjuarë e ruan rrobat’ e tij, që të mos ecëjë cveshurë e t’i shohënë turpn’ e tij).

16E i përmbëjodhi ata nd’atë vënd që thuhetë ndë gjuhë të Çifutet Armagjedhon.

17E ëngjëlli i shtati derdhi kupën’ e tij ndë erë; e dolli një zë i madh nga naoi i qiellit, nga froni, e thosh: U bë.

18E u bënë zënjëra, e gjëmime, e vetëtimëra. E gjau tërmet i madh, që nuk’ u bë i tilli që kur janë njerëzitë mbi dhe, kaqë tërmet i madh.

19E quteti i madh u nda ndë tri copë, e qutetet’ e miletevet së tjera ranë mbë dhe, e u bë kujtim përpara Perndisë për Vavillonën’ e madhe, që t’i ipej asaj potiri i verësë s’urgjisë tij.

20E nisitë iknë gjithë, e maletë nuk’ u gjëndnë.

21E breshër i madh posi një tallanto ra nga qielli mbi njerëz; e njerëzitë shajtinë Perndinë për plagë të breshërit; sepse ish fort e madhe plaga e atij.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help