Ioanni 19 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e nëntëmbëdhjetëtë

1Ahiere e mori Pillatua Iisunë e e rrahu.

2E trimatë pleksnë një kurorë prej gjëmbavet e ja vunë ndë kokë të tij, edhe i veshnë një rrobë të kuqe.

3E thoshnë: Gëzo, o Mbret i çifutet. E i ipnë atij shuplaka.

4Dolli dha përsëri Pillatua përjashta e u thot’ ature: Ja, që ua nxjer atë jashtë juvet, që të kupëtoni se unë nukë gjej ndonjë faj mbë të.

5Dolli dha jashtë Iisui veshurë me kurorë të gjëmbtë, e me rrobë të kuqe, e u thot’ ature: Javua njeriu.

6Ma poqë e pan’ atë të parët’ e priftëret edhe kopijtë, thirrë më fort e thanë: Mbërthee mbë Kruq, mbërthee mbë kruq. U thot’ ature Pillatua: Mirrie juvet atë e mbërthenie mbë kruq, se unë nukë gjej ndonjë faj mbë të.

7Ju përgjegjnë atij çifutë: Nevet kemi nom, e sikundr’ është nomi inë, i duhetë të vdesë, se bëri vetëhen’ e tij bir të Perndisë.

8Kur digjoi dha Pillatua këtë fjalë, u trëmb më tepër.

9E hiri përsëri ndë pretuar, e i thot’ Iisuit: Nga je ti? Ma Iisui nuk’ i dha të përgjegjurë.

10Andaj i tha atij Pillatua: Mua nukë më flet? E di që kam urdhër të të mbërthej ti mbë kruq, edhe urdhër kam të të lëshoj ti?

11Ju përgjegj Iisui: Nukë do të keshe ndonjë urdhër mbi mua, ndë mos qe dhënë tek teje lartazi; pra andaj ai që më dha mua ndë duar të tua, është fajëtuar ndë faj të madh.

12Që ahiere e pastaje kërkon Pillatua ta lëshon atë, e çifutë thërrisnë, e thoshnë: Ndë lëshofç këtë, s’je miku i Qesarit, sepse cilido që bën mbret vetëhen’ e tij, vete kondrë Qesarit.

13Si digjoi dha këtë fjalë Pillatua, e nxori jashtë Iisunë, e ndënji mbë vimë ndë vënd që thuhetë Lithostroto, e Çifutërisht Gavatha.

14E ish e Prëmpte e pashkësë, e sahati ngjera mbë gjashtë. E u thotë çifutet: Ja, mbreti juaj.

15E ata thirrë: Merre, merre, mbërthee atë mbë kruq. U thot’ ature Pillatua: Mbretnë tuaj të mbërthej mbë kruq? U përgjegjnë të parët’ e priftëret: Nukë kemi mbret përveçe Qesarit.

16Atëherë dha, e dha atë mbë duar të ture të mbërthenej ndë kruq; e e muarrë Iisunë e e shpijnë.

17E mbaj kruqn’ e tij mbë krahë, e dolli të vij ndë vënd që thuhetë i krerëvet, e çifutërisht Gollgotha.

18Atje tek e mbërthienë atë mbë kruq, edhe bashkë me të di të tjerë, një teje e një këteje, e ndë mes Iisunë.

19Edhe Pillatua shkroi një kartë e ja vuri mbi kruq, e ish shkruarë: Iisui Nazoreu Mbreti i Çifutet.

20E këtë kartë e dhiavasnë shumë nga çifutë, sepse qe afër nga quteti vëndi që u mbërthie Iisui ndë kruq. E ish shkruarë Çifutërisht, Gërqisht, edhe Llatinërisht.

21Andaj i thoshnë Pillatosë të parët’ e priftëret së Çifutet: Mos shkruaj: Mbreti i Çifutet, po që ai tha: Mbreti i Çifutet jam.

22U përgjegj Pillatua: Atë që shkrova, shkrova.

23E trimatë poqë e mbërthienë Iisunë ndë kruq, muarë rrobat’ e tij (e i bënë katër pjesë, një pjesë për çdo trim) edhe hitonë. E hitoni qe pa të qepurë, po uarë nga ana e sipërme mbë të poshtë.

24E andaj thanë njeri me jatërinë: Le të mos ta xjerëmë atë, po le të shtiemë short për të, cilit t’i bjerë; për të dalë e vërtetë karta që thosh: Ndajtinë rrobat’ e mia njeri me jatërinë, e shtinë shorte mbë rrobë time. Këto adha bënë trimatë.

25E afër Kruqit së Iisuit rrijn’ e ëmm’ e tij, edhe motr’ e s’ëmësë tij, Maria e Kllopait, edhe Magdhalini Maria.

26Iisui adha si pa mëmënë edhe Mathitin’ e dashurë që qe mbanë, i thotë mëmësë tij: Grua, ja biri it.

27E pastaj i thotë mathitiut: Ja mëma ote. E që atëherë e mori atë mathitiu ndë shtëpi të tij.

28Pas kësaj si e njohu Iisui që ahiere qenë sosurë gjithë, që të paguhej karta, thotë: Kam et.

29E qe vënë atje një enë plot me uthullë. E ata si vutisnë një sfongar nd’uthullë, e e tiliksnë ndë kallam, ja prunë ndë gojë të tij.

30E poqë mori uthullënë Iisui, tha: U teliosnë. E si unji kokënë dha Shpirtinë.

31Ma Çifutë, që të mos mbetishnë ndë kruq kurmetë të Shëtunë, sepse ish e Prëmpte (se dit’ e asaj e Shëtunet qe e madhe), ju lutnë Pillatosë për të thierë ature kofshëtë e të ngrihenë.

32Vanë dha trimatë e i thienë kofshëtë së parit, edhe tjatërit që qe mbërthierë bashkë me të mbë kruqë.

33Ma poqë erdhë tek Iisui, si e panë atë që pat vdekurë atëherë, nuk’i thienë atij kofshëtë.

34Po një nga trimatë i hapi brinjën’ e tij me shish, e atë çast dolli gjak edhe ujë.

35E kush e pa e dëfton. E martiria e tij ësht’ e vërtetë, e ai e di që thotë të vërtetënë, që të besoni edhe juvet.

36Sepse këto u bënë, që të dalë karta e vërtetë: Do të mos thihetë ndonjë nga eshtërat’ e tij.

37E pagjene tjatër kartë thotë: Do të vështrojënë mb’atë që e kanë shpuarë.

38Pas këture Iosifi nga Arimathia (mathitiu i Iisuit, po i fshehurë për frikë të Çifutet) ju lut Pillatosë për të marrë kurmin’ e Iisuit. E i dha urdhër Pillatua. Vate adha e e ngriti kurmin’ e Iisuit.

39Erdhi edhe Nikodhimoi (ai që pat vaturë natënë tek Iisui herën’ e parë) e pru një migmë të smirnësë e t’alloit ngjera mbë njëqind litrë.

40E muarrë adha kurmin’ e Iisuit e e pështuallë atë me çarçafe bashkë me mirudhi, sikundrë e kanë adetnë çifutë të kllasënë ndë varr.

41E ndë vënd që u mbërthie mbë kruq ish kofshtë, e ndë kofshtë varr i ri, që edhe nukë qe vënë njeri mbë të.

42Atje dha për të Prëmpte të Çifutet, e vunë Iisunë, sepse qe afër varri.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help