Ioanni 10 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e dhjetëtë

1Vërtet, vërtet u thom juvet: Ai që s’hin nga dera nd’avlli të dhëndet, po hipën nga tjatër anë, ai është kusar e hajdut.

2Ma ai që hin nga dera, është dëlmuari i dhëndet.

3Këtij i hap portari, edhe dhëntë digjojënë zën’ e tij, edhe dhënt’ e tij i thërret mbë ëmër, e i nxjer ato jashtë.

4E kur i nxjer jashtë dhënt’ e tij, shkon përpara ture; e dhëntë i venë pas atij, se i njohënë zën’ e tij.

5Ma nukë do të venë pas së huajit, po do të ikëjënë prej si, sepse zën’ e së huajet nuk’ e njohënë.

6Këtë parimi u tha ature Iisui, po ata nukë kupëtuanë se ç’qenë ato që u thosh ature.

7U thotë dha ature përsëri Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, që unë jam dera e dhëndet.

8Gjithë sa kanë ardhurë përpara meje, janë kusarë edhe hajdut, po s’u digjuanë ature dhëntë.

9Unë jam dera, kush të shkojë ndëpër mua, do të shpëtojë e do të hijë brënda, e do të dalë, e do të gjejë të kulloturë.

10Kusari nukë vjen, po për të vjedhurë, e të therjë, e të humbasë. Unë arçë që të kenë jetë e të jenë ndë të shtuarë.

11Unë jam dëlmuari i mirë. Dëlmuari i mirë vë Shpirtin’ e tij për dhënt’ e tij.

12Ma rojëtari e ai që s’është dëlmier, ai që s’janë të tijtë dhëntë, sheh që vjen ulku e lë dhëntë e ikën, e ulku rrëmben ato, e përhap dhëntë.

13E rojëtari ikën, sepse është rojëtar, e s’ka silloi për dhënt.

14Unë jam dëlmuari i mirë e njoh të miatë, e të miatë më njohënë mua.

15Sikundrë më njeh mua babai, edhe unë njoh babanë e vë Shpirtinë tim për dhënt të mia.

16E kam edhe të tjera dhënd, që ato s’janë nga kij griq; po edhe këto duhetë që t’i mbëjedh unë, e do të më digjojënë zënë tim, e do të bënetë një griq vetëmë e një dëlmier.

17Pra andaj më do mua babai, sepse unë vë Shpirtinë tim, që ta marr pagjene atë.

18Ndonjë s’ma mer mua atë, po un’ e lë atë nga vetiu. Është nd’urdhër tim ta lë atë, e nd’urdhër tim ta marr atë pagjene. Këjo është porsia që kam marrë nga babai im.

19Të shqierë pa u bë ndë çifut për këto kuvënde.

20Sepse thoshnë shumë nga ata: Ai ësht’ i xhindosurë, e ka humburë mënt’ e tij. Ç’rriji e i digjoni atij?

21Të tjerë pa thoshnë: Këto kuvënde nukë janë të së xhindosurit. Mos mund i paudhi të hapjë sit’ e së verbëret?

22E bënishnë nd’Ierusalim të krëmptet’ e engjenivet, e qe dimër.

23E Iisui ecën ndëpër Iero, ndë kube të Sollomoit.

24E pushtruanë dha atë çifutë rrotullë, e i thoshn’ atij: Ngjera kur mban Shpirtinë tonë varturë? Ndë je ti Krishti, thuajna nevet faqeza.

25U përgjegj ature Iisui: U thaçë juvet e nukë besoni. Punëtë që bëj unë mbë ëmër të babait sim, ato flasënë për mua.

26Po juvet nukë besoni, sepse s’jini nga dhënt’ e mia, sikundrë u thaçë juvet.

27Dhënt’ e mia, digjojënë zënë tim, edhe unë i njoh ato, e ato vijënë pas meje.

28Edhe unë u ap ature jetë të pasosurë, e do të mos humbasënë jetë pas jetet, e do të mos i rrëmbejë ato ndonjë nga dora ime.

29Babai im që m’i dha mua, është m’i madh se gjithë, e ndonjë s’mund t’i rrëmbejë nga dor’ e babait sim.

30Unë edhe babai një punë jemi.

31Andaj pa muarrë gurë çifutë të goditnë mbë të.

32U përgjegj ature Iisui: Shumë punëra të mira u dëftova juvet nga babai im. Për cilënë nga këto punëra më goditni mua me gurë?

33Ju përgjegjnë atij çifutë e i thanë: Për punë të mirë s’të biemë me gurë tij, po për vllasfimi edhe sepse tij, ndonëse je njeri, bën vetëhenë tënde Perndi.

34U përgjegj ature Iisui: Nuk’ është shkruarë ndë nom tuaj: Unë thaçë që ju jini Perndira?

35Nd’është që tha Perndira ata, që kuvëndoi Perndia me ta, e nukë mund të thotë ndrishe karta.

36Atë që shënjtëroi babai, e e dërgoi ndë botë, juvet thoi që vllasfimis, sepse u thaçë, që biri i Perndisë jam?

37Ndë mos bëj punët’ e babait sim, mos më besoni.

38Ma nd’është që i bëj, ç’doi të besoni mua? Besoni ndë punëra të mia, që të njihni e të besoni që babai është tek u, e u te babai.

39E kërkoijnë pa përsëri ta zijnë atë, po dolli nga dor’ e ture.

40E vate pagjene përtej Iordhanit, nd’atë vënd që qe përpara Ioanni, e pagëzon, e mbeti atje.

41E vanë shumë tek ai, e thoshnë, se Ioanni nukë bëri ndonjë thavmë; ma sa tha për këtë Ioanni, ishnë të vërteta.

42E besuanë shumë atje tek ai.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help