2 Timothe 1 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e parë

1Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit me thelimë të Perndisë, sikundrë ish të taksuritë e jetësë që është mbë Iisu Hristonë.

2Mbë Timotheonë djalën’ e dashurë, dhurëti, ndëjesë, paq nga Perndia Babai, e nga Krishti Iisui Zoti inë.

3Lëvdoj Perndinë që llatreps që nga përint’ e mi të parëtë me fiqir të qëruarë, që të kujtoj tij ndë të fala të mia kurdo nat’ e ditë.

4Kam mall që të të shoh ti, sepse kujtonem lot’ e tua, që të mbushem me gëzim.

5Tuke kujtuarë besënë tënde të pagënjeshtrë, që pat qënë përpara ndë gjushenë tënde Lloidhënë, e ndë mëmënë tënde Evnikënë, e di me të vërteta që është edhe tek ti.

6Pra andaj të kujtoj ti të bëç të ngjalletë dhurëtia e Perndisë që është tek ti me anë të vënit duart’ e mia.

7Sepse nukë na ka dhënë nevet Perndia një Shpirt të frikësë, po (Shpirt) të fuqisë, e të dashurisë, e të urtëcisë.

8Të mos duaç adha të të vijë turp për martiri të Zotit sonë, as për mua të lidhurinë për të, po tij kij pjesë ndë mundim t’Ungjillit sa është fuqi e Perndisë.

9Që na ka lefterosurë nevet, e na ka thirrë me të thirrë të Shënjtëruarë, jo për punë tona, po sikundrë qe kshilli i tij, e sikundrë qe dhurëtia që na u dha nevet, me anë të Krishtit Iisuit pa dhe nisurë jetëtë.

10E që u çfaq ndashti me të dashuritë të Iisu Hristoit, që na shpëtoi nevet, t’atij që prishi edhe vdekëjënë, edhe dëftoi jetënë, e të pavdekuritë me anë t’Ungjillit.

11Për atë jam bërë unë dhidhaho, e Apostoll, e Dhaskal gjithë filivet.

12Edhe për atë aformi pësoj unë këto punëra, po nukë më vjen turp, sepse e njoh mbi cilinë kam vënë tharosnë, e jam veveosurë që ai ësht’ i fortë që të ruajë amanetnë tim ngjera mb’atë ditë.

13Mba ksomblën’ e fjalëvet së shëndosha, që qe digjuarë nga meje, me besë e me dashuri që është mbë Hristo Iisunë.

14Ruaj amanetnë mirë me anë të Shënjtit Shpirt, që rri ndër juvet.

15Ti e di që më lanë mua gjith’ ata që janë nd’Asi. Prej asuresh është Figjelloi edhe Ermogjeni.

16Le të bëjë Zoti ndëjesë ndë fëmijë të Onisiforit, sepse shumë herë më kanë prëjturë, e nuk’ i ka ardhurë turp për zinçire të mia.

17Po si erdhi ndë Rom me të shpejtë më kërkoi e më gjeti.

18Zoti i dhashtë atij të gjejë ndëjesë mbanë Zotit mb’atë ditë. E sa punëra bëri për mua nd’Efeso ti i di fort mirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help