1Qe sëmurë një Llazar nga Vithania, nga fshati i Mariësë edhe i Marthësë, motrësë saj.
2(E Maria ish ajo që leu Zotnë me miro, e i fshiu këmbët’ e tij, me leshërat’ e kreit së saj, e vëllai kësaja qe sëmurë).
3Dërguanë dha motratë nde ai, t’i thoshnë: Zot, ja ai që do ti, është sëmurë.
4E si digjoi Iisui, tha: Këjo sëmundë nuk’ është për vdekëjë, po për lëvdim të Perndisë, që të lëvdonetë i biri i Perndisë me anë t’asaj.
5E i duaj Iisui Marthënë, edhe motrën’ e saj, edhe Llazarinë.
6E poqë digjoi dha që është sëmurë, ndënji ahiere mb’atë vënd di dit.
7E pasandaj u thotë mathitivet: Le të vemi përsëri ndë Iudheë.
8I thon’ atij mathititë: Dhaskal, ndashti të kërkoijnë ti të të vrisnë çifutë me gurë, e përsëri vete atje?
9U përgjegj Iisui: Nukë ka dimbëdhjetë sahat dita? Kur ecën njeriu ditënë, nukë skondaps, sepse sheh dritën’ e kësaj diniasë.
10Ma kur të ecëjë njeri natënë, skondaps, sepse s’ka dritë mbë vetëhe.
11Këto tha, e pasandaj u thot’ ature: Llazari miku inë fjeti. Po vete ta zgjoj atë nga gjumi.
12I thanë dha mathitit’ e tij: Dhaskal, ndë flë, do t’i jetë për shëndet.
13Ma Iisui u tha për vdekëjë të tij, e ature ju duk se u thosh për të fleturit’ e gjumit.
14Ahiere pa u tha ature Iisui hapëtë: Llazari vdiqi.
15E kam gëzim për juvet (që të besoni) që unë s’jeshë atje, po hajdeni të vemi tek ai.
16Thotë dha Thomai që thuhej Dhidhimo shokëvet së tij: Hajdeni të vemi edhe na, të vdesëmë bashkë me atë.
17E kur erdhi atje Iisui, e gjeti atë që kishnë shkuarë katër dit që qe ndë varr.
18(E Vithania qe afër nga Ierusalimi ngjera pesëmbëdhjetë stadhe).
19E shumë nga çifutë vanë te Martha e te Maria që t’i parigorisnë ato për vëllan’ e ture.
20E Martha poqë digjoi që vjen Iisui, i dolli përpara; e Maria ndënji ndë shtëpi.
21I thotë dha Martha Iisuit: Zot, të jeshe këtu, nukë duaj të vdis vëllai im.
22Po edhe ndashti e di, se sa që t’i kërkoç Perndisë, do të t’i apë tij Perndia.
23I thot’ asaj Iisui: Do të ngjalletë vëllai it.
24I thot’ atij Martha: E di që do të ngjalletë, ndë të ngjallturë të ditësë pastajme.
25I thot’ asaj Iisui: Unë jam të ngjallturitë, edhe jeta. Kush beson mbë mua, edhe ndë vdektë, do të rrojë.
26E çdo njeri që rron e beson mua, nukë vdes ndë jetë të pasosurë. Beson ti këtë?
27I thot’ atij Martha: Vërtet, o Zot, unë besova që ti je Krishti i biri i Perndisë, që ke ardhurë ndë botë.
28E si tha këto fjalë iku, e thirri fshehura Mariënë motrën’ e saj, e i tha: Është këtu Dhaskali, e të thërret.
29Ajo poqë digjoi, u ngre me të shpejta e vate tek ai.
30(Sepse edhe nukë kish hirë Iisui ndë fshat, po ish ndë vënd që e poqi atë Martha).
31E andaj çifutë që ishnë me të ndë shtëpi e e parigorisnë atë, si panë Mariënë, që u ngre me të shpejta e dolli jashtë, i van’ asaj pas, sepse silloisnë që vete ndë varr të qajë atje.
32E Mariaja, poqë vate tek qe Iisui e poqë e pa atë, ra përmbis ndër këmbë të tij, e i thosh: Zot, të jeshe këtu, nukë duaj të vdis vëllai im.
33E Iisui si pa atë që qan, edhe çifutë që kishn’ ardhurë me të që qaijnë, i sëmboi mbë zëmërë, e drodhi vetëhen’ e tij.
34E tha: Ku e kini vënë atë? I thon’ atij: Zot, eja e shih.
35E Iisunë e muarrë lotë.
36Andaj thoshnë çifutë: Shihni sa e duaj atë.
37Ma ca të tjerë nga ata thanë: Nukë mund kij, që hapi sit’ e së verbërit, të bën që të mos vdis edhe kij?
38Ma Iisui përsëri tuke sëmbuarë mbë zëmërë, vjen mbë varr, që qe një spile, e mb’atë qe vënë një gur sipër.
39E thotë Iisui: Ngrini gurë. I thot’ atij e motr’ e së vdekurit Martha: Zot, qelbetë ndashti, se është katër diç.
40I thot’ asaj Iisui: Nukë të thaçë tij, që ndë besofç do të shohç lëvdimn’ e Perndisë?
41Ngrijtinë dha gurë tek dergjej i vdekuri, e Iisui ngrijti sitë lart, e tha: Baba, t’efharistis tij, sepse më digjove.
42Po un’ e dijë që kurdo më digjon mua, ma e thaçë për turmë që gjëndetë këtu rrotullë, që të besojënë se ti më ke dërguarë.
43E si tha këto, thirri me zë të madh: Llazar, dil jashtë.
44E dolli i vdekuri lidhurë këmbëtë edhe duartë me fashqe. Edhe faqe tij qe pështjellë me destemel. U thot’ ature Iisui: Zgjidhnie atë, e lirie të vejë.
45Andaj shumë nga çifutë që patnë ardhurë te Maria e pan’ atë që bëri Iisui, besuanë nde ai.
46Ma ca nga ata vanë ndë Farisej, e u rrëfien’ ature ato që bëri Iisui.
47U mbëjuadhë dha për këtë punë të parët’ e priftëret edhe Farisejtë, e thoshnë: Ç’të bëjëmë? Sepse kij njeri bën shumë nishane e thavmëra.
48Ndë e lafçim atë kështu, do të besojënë gjithë nde ai e do të vijënë Romanëtë të na shkuljënë edhe vëndnë, edhe filinë tënë.
49Ma një nga ata që quhej Kajafë, që ish i pari i priftëret i atij motit, u thot’ ature: Ju nukë diji fare gjë.
50As silloisni, që ësht’e mbarë për nevet të vdesë një njeri për gjithë llaonë, e të mos humbasë gjithë filia.
51E këtë nuk’ e tha nga vetëheja e tij, po sepse qe i pari i priftëret i atij motit profitepsi, që duhej të vdis Krishti për fili.
52E jo për fili vetëmë, po edhe për të përmbëjedhurë gjithë bashkë djelmt’ e Perndisë që qenë përhapurë.
53E që nga ajo ditë bënë mushavere që ta vrisnë atë.
54Iisui adha nuk’ ecën më faqeza ndëpër çifut, po iku e vate ndë një vënd afër erimisë, ndë qutet që quhej Efraim; e atje rrij bashkë me mathitit’ e tij.
55E ish afër pashka e çifutet’ e hipnë shumë nga ai vënd ndë Ierusalim përpara pashkësë, për të pastruarë vetëhen’ e ture.
56E e kërkoijnë Iisunë, e thoshnë njeri me jatërinë tek rrijnë ndë Iero: Qish u duketë juvet, që të mos vijë vallë ndë të krëmpte?
57E të parët’ e priftëret edhe Farisejtë panë dhënë porsi, se kush ta dijë se ku ësht’ ai, t’u rrëfejë, që ta zën’ atë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.