Lluka 4 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e katërtë

1E Iisui plot nga Shënjti Shpirt u kthie nga Iordhani, e shpirej prej Shpirtit nd’erimi.

2E për dizet dit gucitej nga i paudhi; e s’hangri fare gjë mb’ato dit. E si u sosnë ato dit, pastaj i erdhi u.

3E i thot’ atij i paudhi: Ndë je i biri i Perndisë, thuaj këtij gurit të bënetë bukë.

4E ju përgjegj atij Iisui, e i tha: Është shkruarë, që nukë rron me bukë vetëmë njeriu, po me çdo fjalë të Perndisë.

5E si e hipi atë i paudhi ndë një mal të lartë, i dëftoi atij sa të përpjekç sinë gjithë mbretërit’ e jetësë.

6E i thot’ atij i paudhi: Ti do të ta ap gjithë këtë urdhër, edhe nderet’ e ture, se mua më është dhënë, e kujt të dua unë ja ap atë.

7Ti adha ndë u unjëç përpara meje të më faleç, do të jenë gjithë të tuatë.

8E ju përgjegj atij, e i thotë Iisui: Ikë nga meje satana, se është shkruarë: T’i faleç Zotit Perndisë sate, e atij vetëmë t’i bëç lëvdim, e llatri.

9E e pru atë ndë Ierusalim, e e vuri mbi kulm të Ieroit, e i tha atij: Ndë je i biri i Perndisë gremis vetëhenë këteje përposh mbë dhe.

10Se është shkruarë: Se do të porsitjë Ëngjëjt’ e tij për ti, që të ruajnë.

11Edhe se do të të ngrënë ti mbë duar, që të mos përpjekç këmbënë tënde mbë gur.

12E ju përgjegj, e i thot’ atij Iisui, se: është thënë pameta, të mos guciç Zotnë Perndinë tënde.

13E si sosi i paudhi gjithë gucitë, iku prej si ngjera mbë tjetër kohë.

14E u kthie Iisui me fuqi të Shpirtit ndë Galileë, e zëri dolli për të ndë gjith’ ato vënde rrotullë.

15E ai dhidhaks ndë sinagoje të ture, e nderonej nga gjithë.

16E erdhi ndë Nazaret tek pat qënë rriturë, e hiri sikundrë qe mpsuarë, ndë sinaguaj të shëtunë, e u ngre të dhiavas.

17E ju dha atij mbë dorë një kartë e profitit Isaiut, e si e hapi kartënë, gjeti vëndnë tek qe shkruarë:

18Shpirt’ i Zotit mbi mua, pra andaj më hrisi; të vangjelis të varfëritë më ka dërguarë, të shëroj ata që kanë zëmërënë copa-copa, të dëftej skllevet shpëtimn’ e ture, e të verbëret që t’u hapenë sitë, e të lefteros ata që janë ndë shtrëngim.

19Për të dhidhaksurë vitn’ e dëshëruarë të Zotit, e ditën’ e shpëtimit.

20E si mbilli kartënë, e ja dha kopilit, ndënji mbë dhe. E sit’ e gjithë sinagojit qenë kthierë, e vështroijnë mbë të.

21E nisi t’u thoshte ature, se sot digjuatë të vërtetën’ e kësaj kartet me veshë tuaj.

22E gjithë thoshnë se kështu është, e çuditejnë për fjalë t’ëmbla, që dilë nga goj’ e tij, e thoshnë: Nuk’ është kij i biri i Iosifit?

23E u thot’ ature: Vërtet do të më thoi këtë paravoli: Jatro, shëro vetëhenë tënde. Gjith’ ato punëra që digjuam, që u bënë ndë Kapernaum, bëni edhe këtu ndë patridhë tënde.

24E u tha: Me të vërteta u thom juvet, se ndonjë profit nuk’ ësht’ i pëlqierë ndë patridhë të tij.

25E u thom juvet: Me të vërteta, shumë gra të va qenë mbë dit të Iliut ndë Israil, kur u mbill Qielli tri vjet edhe gjashtë muaj, sa u bë u e madhe mbë gjithë dhe.

26E mbë ndonjë nga ato nuk’ u dërgua Iliu, përveçme ndë Sarepta, vënd të Sidhonësë, mbë gruan’ e ve.

27Edhe shumë të leprosurë qenë ndë kohë të profitit Elisseut ndë Israil, e ndonjë nga ata nuk’ u qërua, përveçme Neemanit Sirosë.

28E si digjuanë këto gjithë sa qenë ndë sinaguaj, u frinë gjithë me të zëmëruarë.

29E u ngrenë e e krienë atë përjashta qutetit, e e prunë ndë buzë të malit, tek qe vënë binaja e qutetit së ture, që ta gremisnë atë.

30E ai shkoi ndëpërmes të ture, e iku.

31E zbriti ndë Kapernaum, qutet të Galileësë; e dhidhakste ata të shëtunatë.

32E çuditejnë për dhidhahi të tij që u bën, sepse dhidhahi e tij ish me eksusi, e me urdhër.

33E ishte ndë sinaguaj një njeri që kish Shpirt të dhemonit së pëgërë, e briti me zë të madh.

34E thoshte: Lena, ç’kemi na të bëjëmë me ti, Iisu Nazarino? A erdhe të na priç nevet? Unë të di cili je tij, Shënjti i Perndisë.

35E e qërtoi atë Iisui, e i tha: Pusho, e dil nga ai. E si e shtiu atë mbë dhe i paudhi, dolli nga ai pa bërë ndonjë të keq.

36E tromaksnë të gjithë, e kuvëndoijnë njeri me jatërinë, e thoshnë: Ç’është këjo fjalë, që me urdhër, e me fuqi porsit Shpirtëret’ e pëgëra, e dalënë?

37E zër’ i tij vej tuke përhapurë mbë çdo vënd, mbë çdo anë.

38E si u ngre nga sinagoji, hiri ndë shtëpi të Simonit. E vjehëra e Simonit mbahej nga një ethe e keqe, e i lutejn’ atij për atë.

39E si u qas mbi të, e porsiti ethenë, e e la atë atë çast, e ajo u ngre, e u shërben ature.

40E si perëndoi Dielli, gjithë sa kishnë të sëmurë, me çdofarë sëmundëra, i bijn’ ata tek ai, e ai si vij duartë mbi çdonjë nga ata, i shëron ata.

41Edhe dhemonëtë dilë nga shumë, e thërrisnë, e thoshnë, se ti je Krishti i biri i Perndisë, e i qërton, e nuk’ i lijte ata të thoshnë, sikundr’ e dijnë, që ai është Krishti.

42E si u kdhi, dolli e vate ndë vënd erimi, e turmët’ e kërkoijn’ atë, e erdhë ngjera tek qe ai, e e mbaijn’ atë, që të mos ikën nga ata.

43E ai u tha ature, që: Duhetë të vangjelis mbretërin’ e Perndisë, edhe ndë të tjeratë qutete, se për këtë jam dërguarë.

44E dhidhakste ndë sinagoje të Galileësë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help