Bëratë 9 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e nëntëtë

1E Savllua edhe tuke çfriturë kanosira e vreila kundrë mathitivet së Zotit, ju qas të parit së priftëret.

2E kërkoi prej si kartëra për Dhamasko ndëpër Sinagogjira, që ndë gjetë ndoca të jenë nga udha, burra e gra, t’i bjerë lidhurë ndë Ierusalim.

3E tek vij, gjau që kur u afërua ai ndë Dhamasko, e aksafna e llampsi atë një dritë Qiellet.

4E si ra mbë dhe, digjoi një zë q’ i thosh atij: Saull, Saull, pse më ndjek mua?

5E ai u përgjegj: Cili je ti, Zot? E Zoti i tha atij: Unë jam Iisui, ai që ndjek ti. Pun’ e ligë është për ti të shkelmoç drizatë.

6E ai tuke dredhurë e tuke çuditurë, tha: O Zot, ç’do ti që të bëj unë? Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu mbë këmbë e hirë ndë qutet, e do të të thuhetë ti ç’duhetë të bëç.

7E njerëzitë që i vijnë pas atij, mbenë të vuvosurë, se zënë e digjuanë, po ndonjë nukë shihnë.

8E Savllua u ngre nga dheu e nukë shih ndonjë, ndonëse i kish sitë hapëtë; po tuk’ e hequrë atë për doret, e prunë ndë Dhamasko.

9E ndënji tri dit që nukë shih; as hangri, as piu.

10E ishte ndë Dhamasko një mathiti që quhej Anania, e i thot’ atij Zoti ndë ëndërë: Anania. Edhe ai tha: Ja tek jam, Zot.

11Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu, e hajde mb’udhë që quhetë e Drejtë, e kërko ndë shtëpi të Iudhësë një Tarsiot që quhetë Savllo; se ja tek faletë.

12E pa ndë ëndërë një njeri që quhej Anania të vij e të vin sipër mbë të duartë, për të pohtisurë pagjene dritënë.

13E Anania u përgjegj: O Zot, digjova nga shumë botë për këtë njeri, sa të këqia ka bërë Shënjtorëvet së tu ndë Ierusalim.

14Edhe këtu ka urdhër nga të parët’ e priftëret, të lidhjë gjith’ ata që zënë ngoje ëmërinë tënd.

15Ma Zoti i tha atij: Hajde, sepse kij është tek u enë e zgjedhurë, për të mbajturë ëmërinë tim përpara të pabesëvet, e mbretëret, e të bijet s’Israilit.

16Sepse u do t’i dëftoj atij, sa do të pësojë ai për ëmër tim.

17E vate Anania, e hiri ndë shtëpi; e si vuri duartë mbi të, i tha: Saull vëlla, Zoti më dërgoi mua (Iisui që t’u dëftua tij mb’udhë tek vije) që të shohç, edhe të mbusheç prej Shënjtit Shpirt.

18E menjëherë i ranë nga sit’ e tij posi hala, e pa atë çast; e si u ngre, u pagëzua.

19E si hangri, u forcua. E ndënji Savllua ca dit bashkë me mathiti që qenë ndë Dhamasko.

20E pa mënuarë dhidhaks ndë Sinagoje Krishtinë, që kij është i biri i Perndisë.

21E çuditishnë gjith’ ata që digjoijnë, e thoshnë: Nuk’ është kij që i përhap ndë Ierusalim gjith’ ata që zijnë ngoje këtë ëmër? Edhe këtu për këtë punë erdhi që t’i bij lidhurë ndë të parët’ e priftëret?

22Ma Savllua sa vij forconej, e i bën të pagojë çifutë që rrijnë ndë Dhamasko, tuke dëftuarë që ai është Krishti.

23E si shkuanë shumë dit bënë mushavere çifutë ta vrisnë atë.

24E Savllua e njohu nijet’ e ture. E ata ruaijnë diertë nat’ e ditë, që ta vritnë atë.

25Ma mathititë e muarrë atë natënë, e e zbritnë nga muri tuk’ e lëshuarë me ç(p)ortë.

26E vate Savllua ndë Ierusalim, e kërkon të përzihej me mathitej, po gjithë trëmbishnë nga ai, sepse nuk’ e besoijnë që qe mathiti.

27Ma Varnava, si e mori me vetëhe, e pru nd’apostoj e u rrëfeu ature qish pat parë Zotnë mb’udhë, e qish i pat folë atij, e qish dhidhaksi faqeza ndë Dhamasko mbë ëmërë të Iisuit.

28E vij e rrijte bashkë me ta nd’Ierusalim e dhidhaks faqeza ndë ëmër të Zotit Iisuit.

29E kuvëndonte e filloniqis me Çifutë që flisnë Elinika, e ata kërkoijnë ta vrisn’ atë.

30Po si e digjuanë vëllazëritë, e shpunë atë ndë Qesari, e e dërguanë atë ndë Tarso.

31Qishëtë dha ndëpër gjithë Iudheë, e Galileë, e Samari, kishnë paq, e stisëijnë, e ecëijnë ndë frikë të Zotit, e shtonejnë me parigorí të Shënjtit Shpirt.

32E gjau tek shkon Petrua ndëpër gjith’ ato vënde, e të zbrit ngjera mbë Shënjtorë që rrijnë ndë Lidhë.

33E atje gjeti një njeri që quhej Enea, që ish i mbajturë e dergjej ndë shtrat tetë vjet.

34E i tha atij Petrua: O Enea, të shëron ti Iisu Hristoi. Ngreu, e shtro sht(r)atnë tënd. E atë çast u ngre.

35E e panë atë gjith’ ata që rrijnë ndë Lidhë e ndë Saronë, e u kthienë mbë Zonë.

36E ndë Iop qe një mathitrië që quhej Tavitha, që domethënë Zorkadhe. Ajo ish plot nga punëra të mira e nga eleimosine që bën.

37E gjau të sëmurej mb’ato dit e të vdis ajo; e si e lajtinë atë, e vunë ndë çardhak.

38E si është Lidha afër Iopit e digjuanë mathitejtë që Petrua ësht’ atje, dërguanë nde ai di njerëz, e i lutishnë të mos përtojë të vijë ngjera mbë ta.

39Edhe Petrua u ngre, e vate me ta bashkë. E si vate, e hipnë ndë çardhak. E duallë përpara gjithë grat’ e va, tuke qarë e tuke dëftuarë këmishëra e rroba që kish bërë ngjera sa ish me ato bashkë Zorkadhea.

40E si i kreu Petrua gjithë jashtë, e unji gjunjëtë mbë dhe e u fal; u kthie prej kurmit, e tha: O Tavitha, ngreu. E ajo hapi sit’ e saj, e si pa Petronë u ngre të rrij.

41E si i dha asaj dorënë, e ngrijti atë; e thirri Shënjtorëtë edhe të vatë, e ua nxori atë përpara të gjallë.

42E u digjua këjo ndë gjithë Iop, e shumë besuanë mbë Zotnë.

43E gjau të rrij ai shumë dit ndë Iop, ndë shtëpi të njëjt Simon Tabakut.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help