Apolalipsi 5 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e pesëtë

1E paçë mb’anë të djathëtë t’atij që rrij mbë fron, një kartë të shkruarë brënda, e jashtë vulosurë me shtatë vula.

2E paçë Ëngjëll të fortë që thërrit me zë të madh: Cili ësht’ i zoti të hapjë kartënë e të prishjë vulat’ e saj?

3Ndonjë nukë mund as ndë qiell, as ndë dhe, as ndënë dhe, të hap kartënë, as ta shih atë.

4E unë qajë shumë shumë, sepse nuk’ u gjënd njeri i zoti ta hap e ta dhiavas kartënë, as ta shih atë.

5E një nga pleqtë më thotë mua: Mos qaj, ja, që mund leondari që është nga filia e Iudhësë, rrënja e Dhavidhit, të hapjë kartënë e të prishjë të shtatë vulat’ e asaj.

6E vura re, e ja ndë mes të fronit, e ndë mes të kafshëvet, e ndë mes të pleqet një qengj që rrij mbë këmbë posi i therturë, që kish shtatë brira e shtatë si, që janë të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë të dërguaratë mbë gjithë dhe.

7E erdhi e mori kartënë nga dor’ e atij që rrij mbë fron.

8E poqë mori kartënë, të katër kafshëtë e të njëzet e katër pleqtë ranë përmbis përpara qengjit e kishnë cilido qithara e kupa t’arta plot me mirudhira. Ato janë të falat’ e Shënjtorëvet.

9E psalljënë psallmodhi të re, e thoshnë: I zoti je të març kartënë e të hapç vulat’ e saj, sepse u there, e na bleve te Perndia nevet me gjak tënd, nga çdofarë filiet, e gjuhet’, e llaoit, e miletit.

10E na ke bërë nevet për Perndinë tënë mbretër e priftër, e do të mbretërojmë mbi dhe.

11E vura re, e digjova zë shumë Ëngjëjet rrotullë fronit, e kafshëvet, edhe pleqet. E nëmuri i ature mijëra miliunit.

12Ata thoshnë me zë të madh: I zoti është qengji i therturë të marrë fuqinë, e të pasuritë, e sofinë, e kuvetnë, e nderë, e lëvdimnë, edhe bekimnë.

13E gjithë punërat’ e bëra që janë ndër qiell, e mbi dhe, e ndënë dhe, e ndë det, sa janë e sa gjëndenë ndë këto vëndëra të gjitha i digjova që thoshnë: mb’atë që rri ndë fron e mbë qengjnë bekimi, edhe nderi, edhe lëvdimi, edhe mbretëria, ndë jetë pas jetet.

14E të katër kafshëtë thoshnë: Vërtet. E të njëzet e katër pleqtë ranë përmbis e u falë atij që rron ndë jetë të jetëvet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help