Lluka 5 - Albanian Tosk New Testament 1827(ALTMK27)

Krie e pesëtë

1E u bë kur u përmbëjuadh turma të digjoijnë fjalën’ e Perndisë, e ai rrijte mbanë gjolit së Gjennisaretit.

2E pa di varka që ishnë mb’anë të gjolit, e pishkëtorëtë si duallë nga ato, laijnë rrjetetë.

3E si hiri ndë një nga ato varka që qe e Simonit, i thotë të largon pakëzë nga dheu, e ndënji e dhidhakste turmëtë nga varka.

4E si pushoi nga dhidhahia i thotë Simonit: Hikni më brënda ndë gjol, e shtiri rrjetetë tuaj për gja.

5E ju përgjegj Simoni, e i thot’ atij: Dhaskal, gjithë natënë u munduam, e nukë zum gjë, ndonëse me fjalënë tënde të shtie rrjetinë.

6E si bënë këtë u mbillë një turm’ e madhe pishqet, e u çirej rrjeti ture.

7E u bënë isharet shokëvet që qenë ndë tjetërënë varkë, të vijnë, e t’u ndihnë ature; e erdhë e i mbushnë të di varkatë, saqë mbiteshin’ ato.

8E si pa Simon Petrua, ra ndër këmbë të Iisuit, e i thosh: Dil nga meje, Zot, se jam njeri fajëtuar.

9Sepse e zuri atë tromara, edhe ata që qenë bashkë me atë, nga gjaja e madhe e pishqet që zunë.

10Ashtu edhe Iakovonë edhe Ioannë, të bijt’ e Zevedheosë, që qenë shokë të Simonit, e i thot’ Iisui Simonit: Mos u trëmb se sot di e parë, do të zëç njerëz.

11E si hoqnë varkatë mbë dhe, i lanë të gjitha, e vanë pas sij.

12E u bë kur gjëndej ai ndë një qutet, ja e vjen një njeri mbluarë me leprë, e poqë pa Iisunë ra përmbis, e i lutej, e i thosh: Zot, ndë daç mund të më qëroç.

13E ndëri dorënë, e si e zuri atë me dorë, i tha: Dua, qërou. E atë çast iku lepra prej sij.

14E ai e porsiti atë të mos thosh njeriut. Po haide e dëfto vetëhenë tënde priftit, e shpjerë dhurëtinë për të qëruarë tat, sikundrë porsiti Moisiu për martiri të ture.

15E zëri përhapej më tepër kudo, e mbëjidheshnë shumë turmë të digjoijnë, e të shëronishnë prej si nga sëmundët’ e ture.

16Po ai shtëmëngej ndë vënde që s’qenë njerëz, e falej.

17E u bë një ditë tek dhidhaks ai, e rrijnë farisejtë edhe dhaskalët’ e nomit që kishnë ardhurë nga çdo fshat të Galileësë, e të Iudheësë, e të Ierusalimit, e fuqi e Zotit qe atje, për të dhënë shëndet aturevet.

18E ja ca njerëz bijnë ndë një shtrat një njeri të mbajturë, e kërkoijnë ta shpijn’ atë brënda, e ta vijnë përpara tij.

19E si nukë gjenë udhë nga ta klisnë atë, për turmë të madhe që qe, hipnë mbi shtëpi, e e lëshuan’ atë bashkë me shtrat nga qeramidhetë, ndë mes të shtëpisë, përpara Iisuit.

20E si pa besën’ e ture, i thot’ atij: O njeri, të janë ndëjierë tij fajet’ e tua.

21E Grammatejtë nisnë të mëndonejnë, e të thoshnë: Ç’është kij që flet vllasfimira? Kush mund të ndëjejë fajetë, përveçme vetëmë Perndisë?

22E Iisui sepse kupëtoi silloit’ e ture, u përgjegj, e u thot’ ature: Pse mendoneni ndë zëmëra tuaj?

23Cila është m’e kollajtë, të thom: Të qofinë ndëjierë fajet’ e tua, a të thom: Ngreu, e ecë?

24Po që të shihni se i biri njeriut ka eksusi të ndëjejë fajetë mbi dhe (i thotë së mbajturit): Ti të thom, ngreu, e merr shtratnë tënd, e hajde ndë shtëpi tënde.

25E si u ngre atë çast përpara gjithëvet, mori shtratthinë që dergjej mbë të, e vate ndë shtëpi të tij tuke lëvduarë Perndinë.

26E çuditejnë, e lijnë mëntë të gjithë, e lëvdoijnë Perndinë, e u mbushnë friket, e thoshnë, se pam çudira sot.

27E pasandaj dolli, e pa një kumerqar, që quhej Levi, që rrijte mbë kumerq, e i tha atij: Eja pas meje.

28E si la të gjitha, u ngre, e vate pas tij.

29E i bëri gosti të madhe atij Leviu ndë shtëpi të tij. E ishnë turmë kumerqarëvet e madhe, e botësë tjerë, që qenë me të bashkë ndë mësallë.

30E mçoijnë Grammatejt’ e ture edhe Farisejtë mbë mathitit’ e tij, e u thoshnë: Pse hai e píi bashkë me kumerqarë e me fajëtorë?

31Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Nukë duhenë të shëndoshëtë jatro, po ata që kanë të keq.

32Nuk’ arçë të thërres të drejtëtë ndë metani, po fajëtorëtë.

33Edhe ata i than’ atij: Pse mathitit’ e Ioannit, ashtu edhe ata të Farisejet agjërojënë nëndurë, edhe falenë, e të tutë hanë e pinë?

34Edhe ai u thot’ ature: Mos mundni juvet të bëni shokët’ e dhëndërit t’agjërojënë kur kanë dhëndërinë mb’anë të ture?

35Po do të vijënë dit, kur të mirretë dhëndëri nga ata, e ahiere mb’ato dit do t’agjërojënë.

36E u thosh ature edhe paravoli, që: Ndonjë njeri nukë kolis mbi një rrobë të vjetrë një copë nga rrobë të re; e ndë mos e reja prish të vjetërënë e nuk’ ujdis mballoma e re.

37E asndonjë nukë vë verë të re ndë kaçupe të vjetëra, ma ndë vuftë do të shpojë vera e re kaçupetë, edhe ajo do të derdhetë, edhe kaçupetë do të humbasënë.

38Po verën’ e re ndë kaçupe të ra duhetë të vëmë, e të dia do të ruhenë.

39E asndonjë që pi verë të vjetërë, atë çast do të re, sepse thotë: E vjetëra është m’e mirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help