1Perndia që shumë herë e shumë lloish foli njëherë baballarëvet, me anë të Profitëvet, më pastaje ndë këto dit na foli nevet me anë të Birit.
2Atij që e bëri klironomn’ e gjithë punëravet, që me anë t’atij bëri edhe jetëtë.
3Ai sepse qe drit’ e nderit e haraktiri i së qënit së tij, si pruri të gjitha me fjalën’ e fuqisë tij, tuke bërë me vetëhe të tij të qëruaritë e fajevet sona, ndënji mb’anë të djathëtë të madhëcisë mbë të larta.
4E u bë kaqë më i lartë nga ëngjëjtë, saqë mori mbë pjesë ëmër më të cgjedhurë nga ata.
5Sepse mbë cilinë nga ëngjëjtë tha kurrë: Biri im je ti, unë sot të polla ti? E përsëri: Unë do t’i jem atij baba, e ai do të më jetë mua bir?
6E përsëri, kur të kllasë bir’ e vetëmë ndë jetë, thotë: Le t’i falenë atij gjithë ëngjëjt’ e Perndisë.
7E sa për ëngjëj pa thotë: Ai që bën ëngjëjt’ e tij shpirtëra, e punëtorët’ e tij flakë të zjarit.
8E mbë të birë pa (thotë): Froni it, o Perndi, mbë jetë pas jetet; shkop i së drejtësë, shkopi i mbretërisë sate.
9Ke dashurë të drejtënë e ke urrierë të paudhënë, pra andaj të ka hrisurë Perndia, Perndia ote me vaj të gëzimit mbi shokë të tua.
10E ti, o Zot, që herën’ e parë e shtive themelinë e dheut, e punët’ e duarvet së tua janë Qielltë.
11Ata do prishenë, ma ti mbete, e gjithë posi një rrobë do të vjetëronenë.
12E posi një rrobë do të përmbëjedhç ata, e do të ndërronenë, po ti je ai vetëvetiut, e motetë e tua do të mos lipsenë.
13E mbë cilinë nga ëngjëjtë tha kurrë: Rri mb’anë time të djathëtë, ngjera sa të vë armiqt’ e tu ndënë këmbë të tua?
14Nukë janë të gjithë Shpirtëra të shërbesësë, që dërgonenë për të shërbierë, për ata që duanë të klironomisjënë sotirinë?
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.