Psalmet 130 - Albanian Bible 1994(ALBB)

1Nga vende të thella unë të këlthas ty, o Zot.

2O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.

3Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

4Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.

5Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.

6Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

7O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhembshuri dhe shpëtim të plotë.

8Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help