Psalmet 67 - Albanian Bible 1994(ALBB)

1Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)

2me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.

3Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.

4Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)

5Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.

6Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.

7Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help