Psalmet 95 - Albanian Bible 1994(ALBB)

1Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.

2Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.

3Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.

4Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.

5I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.

6Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

7Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,

8"mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,

9ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.

10Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.

11Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help