Psalmet 11 - Albanian Bible 1994(ALBB)

1Unë gjej strehë te Zoti; si mund t'i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"?

2Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t'i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra.

3Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?

4Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e tij në qiejt; sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve,

5Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.

6Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre.

7Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help