Psalmet 87 - Albanian Bible 1994(ALBB)

1Ai i vuri themelet e tij mbi malet e shenjta.

2Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit.

3Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela)

4Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: "Ky ka lindur atje".

5Dhe do të thuhet për Sionin: "Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm".

6Zoti duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: "Ky ka lindur atje". (Sela)

7Dhe këngëtarët dhe ata që u bien veglave do të thonë: "Të gjitha burimet e mia të jetës dhe të gëzimit janë te ti".

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help