1 i Kronikave 3 - Albanian Bible 1994(ALBB)

1Këta ishin bijtë e Davidit, që i lindën në Hebron; i parëlinduri ishte Amnoni, nga Ahinoami, jezreelitja; i dyti ishte Danieli, nga Abigail, karmelitja;

2i treti ishte Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit; i katërti ishte Adonijahu, bir i Haghithit;

3i pesti ishte Shefatiahu nga Abitali; i gjashti ishte Ithreami, nga Eglahu, bashkëshortja e tij.

4Këta të gjashtë i lindën në Hebron. Ai mbretëroi atje shtatë vjet e gjashtë muaj, kurse në Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet.

5Këta përkundrazi i lindën në Jeruzalem; Shimea, Shobabi, Nathani dhe Salomoni, domethënë katër fëmijë të lindur nga Bath-Sheba, e bija e Amielit.

6Ishin përveç tyre Ibhari, Elishama, Elifeleti,

7Nogahu, Nefegu, Jafia,

8Elishama, Eliada dhe Elifeleti, gjithsej nëntë.

9Tërë këta ishin bijtë e Davidit, pa llogaritur bijtë e konkubinave të tij. Tamara ishte motra e tyre.

10I biri i Salomonit ishte Roboami, bir i të cilit ishte Abijahu, bir i të cilit ishte Asa, bir i të cilit ishte Jozafati,

11bir i të cilit ishte Jorami, bir i të cilit ishte Ahaziahu, bir i të cilit ishte Joasi,

12bir i të cilit ishte Amatsiahu, bir i të cilit ishte Azariahu, bir i të cilit ishte Jothami,

13bir i të cilit ishte Ashazi, bir i të cilit ishte Ezekia, bir i të cilit ishte Manasi,

14bir i të cilit ishte Amoni, bir i të cilit ishte Josia.

15Bijtë e Josias ishin Johnani, i parëlinduri, i dyti Jehojakimi, i treti Sedekia dhe i katërti Shalumi.

16Bijtë e Jehojakimit ishin djali i tij Jekoniahu, bir i të cilit ishte Sedekia.

17Bijtë e Jekoniahut, të të burgosurit, ishin i biri Shealtieli,

18dhe Malkirami, Pedajahu, Shenatsari, Jekamiahu, Hoshama dhe Nedabiahu.

19Bijtë e Pedajahut ishin Zorobabeli dhe Shimei. Bijtë e Zorobabelit ishin Meshulami, Hananiahu dhe Shelomith, motra e tyre;

20pastaj vinin Hashubahu, Oheli, Berekiahu, Hasadiahu dhe Jushab-Hasedi, gjithsej pesë.

21Bijtë e Hananiahut ishin Pelatisahu dhe Jeshajahu, bijtë e Refajahut, bijtë e Arnanit, bijtë e Obadiahut, bijtë e Shekaniahut.

22Biri i Shakaniahut ishte Shemajahu. Bijtë e Shemajahut ishin Hatushi, Igali, Bariahu, Neraiahu dhe Shafati, gjithsej gjashtë.

23Bijtë e Neariahut ishin Elioenai, Ezekia dhe Azrikami, gjithsej tre.

24Bijtë e Elioenait ishin Hodaviahu, Eliashibi, Pelajahu, Akubi, Johanani, Delaiahu dhe Anani, gjithsej shtatë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help