Psalmet 126 - Albanian Bible 1994(ALBB)

1Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.

2Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".

3Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.

4Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.

5Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.

6Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help