Psalmet 129 - Albanian Bible 1994(ALBB)

1Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:

2"Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.

3Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".

4Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.

5U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!

6U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;

7nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;

8dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help